Google po mendon të bëjë disa rregullime mbi rregullat e reklamave politike. Lajmi bëhet publik nga Wall Street Journal sipas të cilët kjo vjen një vit para zgjedhjeve të ardhshme presidenciale të 3 nëntorit në SHBA dhe pak ditë pas vendimit të Twitter për të bllokuar spotet politike në platformën e tij.
Sipas medias amerikane, Google ka bërë mbledhje të brendshme mbi mundësinë e modifikimit të rregullave dhe parashikon të shpërndajë informacione të nevojshme me punonjësit e saj që këtë javë.
Rregullimet mund të jenë të lidhura me gjetjen e publikuar për të cilën ato janë destinuar.
Debati i brendshëm në Google vjen teksa dy gjigantët e tjerë të uebit, Twitter dhe Facebook po merren me këtë çështje në mënyra të ndryshme. Pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA të 2016-tës dhe shpërthimi i fenomenit të “fake news”, dhe në fushata elektorale në vende të tjera platformat e uebit shpesh kanë përfunduar në bankën e të akuzuarve.