Jo vetëm kërkim online: Google tashmë kërkon për ne dhe objekte fizike që kemi tendencën ti humbim, si çelësat e shtëpisë apo të makinës. Kjo është meritë e asistentit zanor që në bashkëpunim me kompaninë Tile, të specializuar në pajisjet Bluetooth që i lidh me objektet për t’i gjetur.
pajisjet kanë dizajne të ndryshme dhe përmasa që mund të jenë të bashkuara me objektin që dëshironi të mbani nën kontroll. Merr formën e një karte krediti që vendoet në porotofol apo në çantë, me butona të vegjël ngjitës në telekomandë apo aparat fotografik, apo dhe mbajtëset e çelësave.
Në momentin që ato vendoset me objektin, mund të përdoret asistenti virtual i Google për ti gjetur. Qoftë nga smartphone apo një altoparlant mund ti kërkosh asistentit “gjej çelësat” apo “Ku është porotofoli?”.
Nëse do të jetë në shtëpi do ju japë të dhënat, nëse e keni harruar apo humbur jashtë mund tju thotë adresën ku të shkoni ta merrni.