Autorët e grabitjes së bakomatit në Shijak në orët e para të mëngjesit të së enjtes nuk janë kapur ende, teksa është zbuluar edhe shuma e parave që ata kishin vjedhur.
Mësohet se bëhet fjalë për 100 mijë lekë të reja, edhe pse zyrtarisht nuk është folur ende. Hetimet vijojnë për identifikimin e autorëve, teksa ka dyshime të forta se pas ngjarjes qëndron një grup i dyshuar për disa grabitje të bujshme në Durrës.
Dhjetorin e kaluar në drejtorinë e Transportit në Durrës u grabitën 7.5 milionë lekë, dhe më 12 janar të këtij viti një biznesmeni i morën rreth 10 mijë euro, duke i mbajtur peng djalin.
