Policia e Durrësit tha se ka arrestuar një 37-vjeçar, të akuzuar se ka kryer disa grabitje në qytet. Në pranga u vu Xh.K., i cili u kap në flagrancë duke vjedhur në banesën e një shtetasi.
Pas arrestimit policia tha u bë gjithashtu zbardhja e 3 vjedhjeve të tjera dhe i 1 tentative për vjedhje, autori i të cilave dyshohet të jetë shtetasi Xh. K.
Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për zbardhjen dhe dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
