Një automjet është vjedhur me dhunë mbrëmjen e të enjtes, e më pas është gjetur i djegur.
Ngjarja ka ndodhur në Balldre të Lezhës, ku Nikolin Kola ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij. Dy persona i kanë dalë para dhe e kanë zbritur me forcë nga makina. Më pas ata janë larguar me shpejtësi, për ti vënë flakën mjetit në afërsi të fshatit Kakarriq dhe duke u larguar pa lënë gjurmë.
Kanë qenë kalimtarë të rastit që kanë lajmëruar zjarrfikësit për makinën që po digjet. Ndërhyrja e këtyre të fundit ishte e kotë, pasi makina ishte shkrumbuar plotësisht.
Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen, ndërsa pronari i automjetit që ra pre e grabitjes ka deklaruar se nuk ka arritur t’i identifikojë autoret të cilët kanë qenë të maskuar. Nikolin Kola është anëtar i Bordit të Kullimit në Qarkun e Lezhës
