Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grabitja e Rinasit/ Flet vëllai i Admir Muratajt: Si e njoh unë Klement Çalën

10:41 / March 31, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Admir Murataj Aleksandër Murataj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aleksandër Murataj, vëllai i të ndjerit Admir Murataj, i arrestuar për grabitjen e vitit 2017 në rrugën e Rinasit, ka folur nga burgu për emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus.

Në një lidhje telefonike nga burgu 313 në Tiranë, Aleksandër Murataj është pyetur për Klement Çalën, i arrestuar më 19 Mars 2020 i dyshuar si një nga grabitësit kryesorë të Rinasit.

Aleksandër Murataj shprehet se nuk ka miqësi me Klementin, por sqaron se e ka takuar dy herë për shkak të miqësisë që Klement Çala kishte me vëllain e tij të ndjerë, Admir Murataj.

Aleksandër Murataj u pyet edhe për vrasjen e vëllait të tij Admirit, që mbeti i vdekur në Prillin e vitit 2019 gjatë grabitjes në pistën e aeroportit të Rinasit. Aleksandër Murataj thotë se nuk është sqaruar ende për vdekjen e vëllait.

Në cilat rrethana e njihni ju personalisht shtetasin Klement Çala?
Aleksandër Murataj: Klement Çalën në jetën time mund ta kem parë dy herë. Dy herë e kam parë në shoqëri me vëllain. As nuk kam një lidhje me Klement Çalën, as nuk kam një njohje apo ndonjë prezantim. Një njeri që mund të prezantohet në tavolinë, mik i imi edhe asnjë gjë me tepër.

Mik i juaji? Kur e keni takuar për herë të fundit?
Jo mik i imi, domethënë në prezantim e sipër në tavolinë me vëllain, ma ka prezantuar vëllai mik i imi. Asnjë njohje apo asnjë gjë më tepër në lidhje me Klement Çalën.

Ai akuzohet i përfshirë në grabitjen e fundit, atë të vitit 2019, aty ku humbi jetën vëllai juaj, i ndjeri Admir Murataj. Në atë kohë ka folur vëllai tjetër i juaji, Cani, dhe në momentet e para foli për dyshime se shokët e kishin tradhtuar apo përfshirë në ngjarjen ku humbi jetën vëllai juaj. Më pas foli që këtë çështje mund ta zgjidhte drejtësia dhe në rast se nuk e zgjidhte drejtësia do mundohej të zbardhte të vërtetën e humbjes së jetës të vëllait tuaj, familja juaj, në mënyra të tjera. Keni një koment për arrestimin e Klement Çalës dhe a keni një kërkesë llogarie ju ndaj shokëve të Admirit për atë çfarë ka ndodhur në Prillin e vitit 2019?
Për kapjen e Klement Çalës nuk kam çfarë të komentoj unë. Vëllai im Cani në ato momente mund të ketë folur sikur çdonjërit i humbet vëllai, i traumatizuar, pavarësisht në çfarë rrethanash.

A jeni të sqaruar ju se kush e ka vrarë vëllain tuaj në Prillin e vitit 2019?
Të them të drejtën nuk jam sqaruar akoma, por me kalimin e kohës kur të fillojnë që të zbardhen ngjarjet avash-avash, ma do mendja që edhe kjo punë do të zbardhet ndonjë ditë.

A ka tentuar familja juaj të kontaktojë me ndonjë prej shokëve të Admirit, të cilët janë të akuzuar për atë ngjarje të 2019?
Të them të drejtën, siç e dini edhe ju, unë jam këtu te 313, edhe nuk kanë thënë gjë në lidhje me këtë ngjarje.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.