Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Grabitja në Rinas, gazetari ka dyshime: Admir Murataj mund të ketë vrarë veten

22:28 / April 10, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balkanweb maska 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Trazhgim Sokolaj i ftuar në emisionin “Arena” në “Ora news” ka zbuluar të tjera detaje lidhur me grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas, pasditen e djeshme.Sokolaj tha se ende nuk ka një reagim zyrtar se sa para janë marrë, por fakt është që janë marrë 7 thasë nga  15 që ishin në total.

Pjesë nga biseda:

Sokolaj: Protokolli që aplikon kompania e sigurisë është që në pistë nuk ka persona të armatosur, me përjashtim të rasteve kur jepet alarmi. Rinasi konsiderohet si një pikë kufitare. Në lidhje me shumën këto ditë ka pasur aludime, por ende nuk ka një reagim zyrtar. Edhe kur ndodhnin grabitje në banka ata e bënin një deklaratë. Paratë janë të siguruara, por shuma nuk është bërë e ditur. Kanë qenë tre furgona që janë nisur drejt Rinasit në 13:20. Punonjësit e policisë, kanë qëndruar në hyrje dhe në pistë kanë hyrë tre furgonat, me shoferë dhe nga një përfaqësues. Bëhet fjalë për 15 thasë dhe autorët kanë mundur të marrin 7. Kur autorët kanë hyrë në pistë dhe kanë shkuar tek avioni ka qenë procesi kur punonjësit ishin duke futur lekët në barkun e avionit. Deri tani janë 3 automjete të sekuestruara. Në dy automjete janë gjetur prova. HDe ka pasur disa zhvillime që të cojnë drejt identifikimit të autorëve.

Dëshmitarët flasin edhe për të paktën 2 automjete të tjera. Janë përdorur disa furgona me targa të vjedhura dhe disa pa targa.

Hila: Ka zbardhur kundër policisë karikatorë dhe i ka thënë pjesës tjetër të ikin. Kjo i ka dhënë kohë bashkëpunëtorëve. E kanë qëlluar bashkëpunëtorët apo snajperët.

Sokolaj: FNSH nuk ka snajper vetëm RENEA ka snajper. Në informacionin tim nuk ka ndodhur kjo. Thasët me para janë shpërndarë në disa makina. Automjeti me të cilin policia ka pasur kontakt pamor është ai tek ura, nga ku ka zbritur Murataj. Më tepër duket si një veprim gati vetëvrasës.

Kujtojmë se grabitja spektakolare ka ndodhur pasditen e djeshme në pistën e aeroportit të Rinasit, ku u vodhën 10 milionë euro. Një makinë pa targa mbi të cilën shkruhej “Hetimi Tatimor” vodhi shumën e parave që do të transportohej në më pak se 2 minuta. Pasi kryen grabitjen, 4 autorët u larguan me shpejtësi nga dera e pasme e aeroportit. Gjatë largimit dyshohet se ka pasur edhe një shkëmbim zjarri mes autorëve dhe policisë, ku ka mbetur i vrarë Admir Murataj, i cili njihet si ‘truri’ i grabitjeve. Gjatë grabitjes, Murataj mbante veshur një maskë.

dyshimet Grabitja vrau veten
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.