Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grabitja në Rinas, hetuesit në kërkim të parave, zbarkojnë në banesën e kosovarit

18:00 / April 28, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aeroporti rinas
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kosovari i vënë në pranga për grabitjen në Aeroportin e Rinasit, Ragip Hajdini, konsiderohet nga hetuesit si një prej organizatorëve, ndërsa ende nuk është e qartë nëse ka qenë pjesë e “grupit të zjarrit”.

Gjatë ditës së djeshme, Policia në prani të Krimeve të Rënda kreu kontrolle në banesën e tij në Durrës, për të bërë të mundur gjetjen e provave të nevojshme dhe parave. Kujtojmë, se deri më tani, Prokuroria për Krime të Rënda ka bërë të mundur zbardhjen e emrave të personave të implikuar nëpërmjet dëshmisë së Alkond Bengasit, ndërkohë ende nuk është gjetur asnjë pjesë e shumës monetare të grabitura në Rinas, më 9 prill.

Duke iu referuar dëshmisë së Bengasit, hetuesit thonë se Hajdini është njohje e vjetër e Admir Muratajt, si dhe mik i tij. Lidhja e Muratajt, por edhe e Klement Çalës, me Kosovën është e hershme. Kujtojmë se Çala ka siguruar një identitet të rremë në Kosovë, ndërsa në një nga grabitjet e blindave me vlera monetare gjatë rrugës për në Rinas, automjetet janë siguruar në Kosovë dhe për këtë, në atë kohë me anë të një letërporosie, autoritet shqiptare kanë kërkuar informacione.

Edhe një nga mjetet e përdorur në grabitjen e 9 prillit gjithashtu është siguruar në Kosovë, duke iu referuar dëshmisë së Bengasit. Ndërkohë, Hajdini së bashku me Muratajn dhe Çalën konsiderohen si personat që kanë organizuar, siguruar mjetet dhe më pas edhe kanë vepruar për të kryer grabitjen, të ndihmuar edhe nga persona të tjerë, një pjesë e tyre të identifikuar dhe shpal lur në kërkim, ndërsa një pjesë ende e paidentifikuar.

Duke iu referuar burimeve, mësohet se hetuesit do të bëjnë edhe një procedurë njohjeje mes Ragip Hajdinit dhe Alkond Bengasit, në kushtet kur ky i fundit ka arritur ta identifikojë atë nëpërmjet fotos. Arrestimi i Hajdinit është kryer te Shkëmbi i Kavajës gjatë një operacio ni sekret. Ndërkohë, Bengasi e përshkruante atë si njeriun që takonte shpesh Admir Muratajn dhe Klement Çalën.

Ai e kishte përshkruar si një person rreth 50 vjeç, nga Kosova, i thirrur ndryshe edhe me nofkën “Daja”. NË KËRKIM Sipas dëshmisë së të penduarit Alkond Bengasi, pjesë e grupit ka qenë edhe një person të cilin e ka identifikuar me emrin Tani, por identitetin e tij të plotë nuk ka mundur ta japë. “Tani është i moshës rreth 35 vjeç, me trup rreth 180-185 cm, trup normal pa bark, me flokë gështenjë të shkurtra. Ai vishej zakonisht sportiv.

Sa herë e kam parë, mbante të njëjtat veshje”, ka thënë i penduari Bengasi, i cili pretendon se nuk ka pasur dijeni për grabitjen dhe se ka marrë dijeni vetëm pasi ndodhi. Duke iu referuar të dhënave fizike që ka përshkruar i penduari, hetuesit dyshojnë se personi me emrin Tani ka qenë pjesë e grupit të zjarrit, megjithëse janë duke u zhvilluar hetime të mëtejshme për konfirmimin e dyshimeve.

Nga të arrestuarit e deritanishëm, në pistë dyshohet të ketë hyrë, Oltion Veseli, ndërsa Alkond Bengasi, Saimir Çela, Elton Pikli dhe Renaldo Sula akuzohen si bashkëpunëtorë. Në kërkim janë: Talo Çela, vëllezërit Klement dhe Eldi Çala, ish-punonjësi i Policisë Maringlen Hoxha dhe një tjetër ish-efektive, E.B..

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

20:57 / July 11, 2026

Këngëtari Kanye West pritet në Kryeministri nga Rama dhe ministri Gonxhja pak para koncertit në Tiranë

18:40 / July 11, 2026

Luajti pak ditë më parë në Botëror/ Gjendet i vdekur mesfushori i Afrikës së Jugut, dyshimet e para

18:21 / July 11, 2026

Detaje nga djegia e apartamentit në Korçë/ I vdekur mbeti pronari, fqinjët: Konsumonte shumë alkool, dy ditë më parë tentoi të ndizte zjarr në banesë

17:58 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.