Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grabitje me dhunë, hajdutët rrahin me sende të forta të moshuarin. Në tavolinë u gjetën pije alkoolike

09:00 / February 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1707377914xscreenshot 1 694
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një i moshuar është dhunuar dhe grabitur. Ngjarja ka ndodhur në një pallat në lagjen nr.15 të qytetit të Korçës. Si pasojë e dhunës së ushtruar, i moshuari është dërguar me urgjencë në spital, për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërsa raportohet se gjendja e tij është e rëndë. 80-vjeçari ka marrë plagë të rënda në kokë, pasi është goditur me sende të forta.

I moshuari jetonte vetëm në banesë. Dera e banesës nuk është e shqyer, por brenda saj ka shenja gjaku, çfarë çon në dyshime se personi që ka qenë brenda banesës ka pasur njohje me të moshuarin.

Janë gjetur pije alkoolike brenda banesës, në tavolinë çka sjell dyshimet që kanë qenë duke konsumuar alkool, dhe në gjendje të dehur mund të jenë konfliktuar.

“Korçë/Informacion paraprak: Më datë 08.02.2024, rreth orës 07:05, spitali i Korçës ka njoftuar sallën operative të DVP Korçë se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi G. T., rreth 81 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Korçë. Menjëherë në banesën e 81-vjeçarit ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar se as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë shtetas që e ka patur në banesë. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të dëmtimit të shtetasit dhe identifikimin e autorit të dyshuar pjesëmarrës në banesën e të dëmtuarit. Për këtë ngjarje pas sqarimit të të gjitha rrethanave të mekanizmit dhe motiveve do të kemi një njoftim të plotë.”, njofton policia.

Korce
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.