Dy të arrestuar e dy në kërkim është rezultati i operacionit të koduar “Shumbati” nga policia e Dibrës. Ata janë autorë të vjedhjes së një shume parash në një shtëpi.
Sipas informacioneve të policisë, nën kërcënimin e armës ata ishin futur në një shtëpi në fshatin Grykë Nokë dhe kishin marrë një shumë parash. Policia ka shkuar menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe janë vënë në ndjekje të autorëve.
Ata kishin mundur të merrnin një sasi prej 300 mijë lekësh. Pas disa orë ndjekje dhe mbajtje nën rrethim është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i M.M, 26 vjeç dhe D.M, 26 vjeç, nga Kukësi.
Ndërsa M.K, 25 vjeç, dhe F.H, 20 vjeç, kanë mundur të largohen duke marrë me vete edhe shumën e parave të vjedhura, të cilët janë shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tyre.
