Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Grabitjet, si u dëbua nga Gjermania vëllai i Salianjit

16:44 / April 23, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha salianji compressor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Vëllai i ish-deputetit demokrat Ervin Salianji rezulton me rekorde kriminale në shumë shtete të Evropës. Mësohet se krahas mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, vëllai i ish-deputetit demokrat ka të regjistruar në shtetet evropiane edhe krime të tjera sikurse është grabitja me dhunë dhe shkelja e kufirit.

Sikurse mund të shihni edhe nga këto dokumente të publikuara nga redaksia jonë, rezulton se Klodian Xhengo ose siç njihet me identitetin e ri Alex Kacani, më 08.05.2017 në orën 13:10 mbi bazën e denoncimit të një punonjësi të dyqanit Knauber – Markt në Ahrweiler, është kapur në flagrancë nga ana e Policisë së Krimeve të zonës Mainz, në Gjermani duke vjedhur sende të ndryshme. Ai është larguar me vrap nga dyqani dhe është kapur në parkingun e makinave duke u ndaluar në zyrën e policisë së zonës.

Siç shënohet në regjistrat e policisë së landit, vëllait të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji nuk iu morën shenjat e gishtave, por ndërkohë ai është fotografuar për vjedhje me dhunë. Nga kontrolli i banesës, vëllait të ish-deputet demokrat Ervin Salianji ju gjetën edhe sende të tjera (artikuj kozmetike, orë dore dhe mjete të tjera) të cilat rezultonin të vjedhura në dy vendngjarje të tjera. Krahas procedimit për tre rastet e vjedhjeve me dhunë nga vet policia gjithashtu u bë kallëzim ndaj shtetasit Alex Kacani për veprën penale të shkeljes së rregullave të qëndrimit në vendet Shengen.

A ka ndihmuar Salianji vëllain duke i paguar garancinë 5 mijë euro në Gjermani?

Në një kohë që Ervin Salianji ishte i ngarkuar si koordinator për aksionin qytetar në PD, i vëllai i tij ia ka hedhur paq nga burgu falë një garancie pasurie të derdhur në gjykatat gjermane. Prokurori e Koblenzës ka regjistruar Çështjen Nr.2030/ Ks 33185/17. Për shkak të pagesës së garancisë pasurore në vlerën 5000 euro mbështetur në Kodin e Procedurë Penale Gjermane, prokurori ka vendosur të mos e dënojë me burg dhe ka urdhëruar që Autoritetet e landit ta përzënë nga territori i shtetit gjerman ku i ndalohet hyrja dhe me shënimin pa të drejtë hyrje në zonën Shengen.

Por kjo pagesë ngre pikëpyetje të shumta se si një person i cili dënohet për grabitje dhe vjedhje që nga orët e dorës e deri te kozmetika, arrin që të paguajë një garanci prej 5 mijë eurosh brenda një kohe të shkurtër. Pyetja që lind në këtë rast a mos është ish-deputeti demokrat Ervin Salianji që ka ndihmuar vëllain e tij duke i dhënë 5 mijë euro si garanci për ta shpëtuar nga burgu? /shqiptarja.com



Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama fton Japoninë të investojë në hekurudhën Durrës-Prishtinë: Projekt strategjik me rëndësi edhe për NATO-n

19:24 / November 17, 2026

“Pas Diellës vjen Gjoni”, kryeministri Rama zbulon rolin që do të ketë avatari i ri në prokurimet publike

14:19 / November 17, 2026

Nga 2027 bileta elektronike në autobusë, lëvizja e tyre do të ndiqet në kohë reale përmes Google Maps

14:10 / November 17, 2026

Rama prezanton modelin e ri të prokurimeve publike, Diella merr rol kyç: “Bizneset nuk do të mbledhin më letra”

13:58 / November 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.