Katër vjet më parë aktorja dhe autorja e disa librave rreth mirëqenies e jo vetëm, Gwyneth Paltrow deklaroi se të gjitha gratë duhet t’i bënin avull organit të tyre gjenital!
Trajtim me avull, po po… ashtu si e lexuat. Njësoj si bëni avull për fytyrën për të hapur poret, apo avull për të liruar rrugët e frymëmarrjes, miliona gra po bëjnë avull për vaginën e tyre.
POR për shumë arsye mjekët pohojnë se nuk duhet t’i besoni këtij “trajtimi” që nuk pastron vaginën nuk rigjallëron mitrën, nuk relakson muskujt e legenit dhe nuk lehtëson dhimbjet menstruale (ashtu si Paltrow pretendon)
Gjinekologët shtojnë se nuk ka asnjë dobi mjekësore të provuar për këtë praktikë dhe më poshtë do të listojmë të gjitha arsyet përse nuk duhet provuar.
1. Ju mund të digjeni
Një studim i rastit i botuar në Journal of Obstetrics and Gynecology Canada dokumenton historinë e disa grave që kanë pësuar djegie të gradës së dytë vetëm sepse kanë qëndruar sipër një tenxhereje me ujë që vlon .
2. Nuk do t’ju bëjë të jeni më shumë të etura për seks.
Edhe në qoftë se në fillim do të ndjeni që temperatura e brendshme ju rritet, kjo nuk do të thotë që dëshira juaj seksual do të rritet.
3. Nuk po pastroni asgjë.
Në përgjithësi, sapuni dhe uji (ose madje vetëm uji) janë mjaftueshëm për të “pastruar” vulvën tuaj. Siç e dini, vagina nuk ka nevojë për ndonjë pastrim specifik, duke qenë se është një organ vetëpastrues falë acidit laktik.
Ky i fundit e mban pH-në vaginal në kushte optimale dhe kjo parandalon që bakteret e këqija të rriten. POR avulli nuk e bën këtë gjë. Madje ky trajtim mund të eleminojë disa nga bakteret e mira që promovojnë prodhimin e acidit laktik duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve
4. Kjo nuk i bën periodat tuaj më pak të dhimbshme.
Kontraktimet e mitrës shkaktohen nga prostaglandinat, një substancë hormonale e prodhuar nga të gjithë gjitarët. Marrja e medikamenteve si ibuprofen mund të zvogëlojë sasinë e atyre komponimeve në trupin tuaj, duke minimizuar dhimbjet, por avulli nuk do ta bëjë këtë.