Për hir të një karriere dhe popullariteti të shkëlqyer, shumë aktorë dhe këngëtarë janë gati të heqin dorë nga lumturia familjare dhe martesa.
Megjithatë, ka shumë gra të famshme që kanë sakrifikuar karrierën e tyre të suksesshme për t’ia kushtuar jetën familjes dhe fëmijëve. Njihuni me disa prej këtyre grave…
Një nga rolet e preferuara të aktores dhe yllit të “Kill Bill”, Uma Thurman, është të qenit nënë e 3 fëmijëve. Në një nga intervistat e saj para se të lindte fëmijën e saj të tretë, aktorja pranoi se po luftonte me fajin e të qenit një nënë që punonte, duke u përpjekur të ruante një ekuilibër punë-jetë. Tani ajo po merr role të vogla në filma dhe shfaqje televizive, duke i kushtuar pjesën më të madhe të kohës rritjes së fëmijëve të saj.
Hilary Duff pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë, vendosi të ndalonte karrierën e saj televizive. Duff ia kushton pjesën më të madhe të kohës 3 fëmijëve të saj dhe siç theksoi ajo vetë: “Unë gjithmonë e dija se të bëhesha nënë do të ishte prioriteti im numër një në jetë.”
Këngëtarja 15-herë fituese e çmimeve Grammy, Alicia Keys, u martua në vitin 2010 dhe që atëherë lindi 2 fëmijë. Sot, Keys merr pjesë herë pas here në disa projekte si “The Voice”, por më së shumti i jep përparësi familjes dhe fëmijëve mbi gjërat e tjera.