Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gratë në Hamallaj marrin armët për të zgjidhur çështjet e…/ Flet burri i të arrestuarës: Konflikti tejet gjaknxehtë

21:17 / May 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grate 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një parkim automjeti është shndërruar në mollë sherri dhe kanosje me armë mes dy grave në zonën turistike të Hamallaj në Durrës.Pas denoncimit të një 29-vjeçareje nga Tirana që ka një shtëpi pushimi në Hamallaj, policia arrestoi të enjten fqinjën e saj 57-vjeçare për kanosje me armë dhe armëmbajtje pa leje. Bashkëshorti i së arrestuarës tregon mbi konfliktin që sipas tij ishte një ngjarje e izoluar, po tejet gjaknxehtë mes dy grave.

Lidhur me armën, përdorimi i së cilës rëndon gjendjen e së shoqes para ligjit, Nikolla thotë se ishte një pushkë e vjetër e gjetur nga ai në një kanal.

Familja Picaku e ka rrethuar tokën para shtëpisë dhe ka lejuar vetëm kalimin nëpër të, po fqinja nga Tirana ka parkuar mjetin duke shkelur një marrëveshje verbale mes tyre. Policia e Durrësit ka arrestuar gruan e tij dhe gjatë kontrollit në zonë, ka gjetur dhe armën e përdorur për kanosje bashkë me një sasi fishekësh.

Arma dhe 27 fishekët ishin fshehur në këtë shtëpi të braktisur, vetëm disa metra larg banesës së 57-vjeçares. Shtëpia është në përdorim nga familja e saj. Nëse gjendet fajtore për vepra penale që rëndojnë mbi të, 57-vjeçarja rrezikon të dënohet me burg deri në 7 vjet.

Në Hamallaj konfliktet për tokën mes banorëve kanë qenë të vazhdueshme dhe cenimi i asaj që vendas e të ardhur e konsiderojnë të tyren vazhdon të prodhojë konflikt. / tch

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkelësit ‘në radarët’ e Rrugores së Tiranës: Mbi 11 mijë gjoba dhe 55 persona të arrestuar ose të proceduar

13:43 / August 24, 2026

Prokuroria zbardh detajet e ngjarjes në Kosovë, 26-vjeçari vrau gruan tetë muajshe shtatzënë. 

13:38 / August 24, 2026

Situata e zjarreve në vend/ 6 vatra aktive/ Vihet nën kontroll zjarri në Pukë, 214 forca në terren

11:20 / August 24, 2026

“Pasqyrë Albania”, si do të funksionojë platforma e re për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

11:00 / August 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.