Gratë që mbërritën me tren në kampet naziste të përqendrimit ishin të rraskapitura, kishin udhëtuar të grumbulluara për orë të tëra pa ushqim, në të ftohtë, të pavetëdijshme për destinacionin e tyre. Sapo mbërritën, iu morën bagazhet e tyre, u zhveshën lakuriq para ushtarëve nazistë, u qethën zero dhe u bënë tatuazhe me një numër serial.
Prej këtu filloi një jetë, e poshtërimit dhe e privimit: uria, etja, puna e ftohtë dhe çnjerëzore. Bonifikimi i tokës, transportimi i materialeve të ndërtimit dhe çmontimi i ndërtesave me duar të zhveshura, apo zvarritja e kufomave në varreza masive me forcën e krahëve të tyre, ishin urdhri i ditës për një të burgosur në kampet e shfarosjes.
Ndaj është besuar se kjo ka qenë arsyeja pse 98% e grave në moshë riprodhuese nuk kishin më cikël menstrual pas 12-18 muajve të parë të qëndrimit në kampet e përqendrimit.
Sipas hulumtimit të publikuar në revistën akademike Social Science & Medicine, Peggy J. Kleinplatz, një profesore në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Otavës, argumenton se gratë merrnin gjatë vakteve steroide sintetike që mund të ndalonin menstruacionet. Një dredhi e vënë në zbatim nga nazistët për t’u siguruar që të burgosurat të mos kishin fëmijë në kampet e përqendrimit dhe që me siguri do të rrezikonte përgjithmonë fertilitetin e grave hebreje në burg.
Hulumtimi zbuloi gjithashtu se sasi të mëdha steroidesh u prodhuan nga industritë farmakologjike gjermane midis viteve 1943 dhe 1945, një prodhim që nuk përputhej vetëm me nevojat e grave gjermane. Për më tepër, në një raport të vitit 1969, në të cilin u morën në pyetje burra dhe gra që punonin në Aushvic, u zbulua se në kuzhinat u gjetën pako me kimikate që silleshin çdo ditë nën shoqërim të armatosur dhe të tretura në ushqim. Racioni i pakët i drekës, supa gri me rrepë me një fetë bukë të zezë që të burgosurit kujtonin në dëshmitë e tyre se kishte një shije të ashpër që u digjte fytin, ishte “e saktë” për steroidet.
