Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Green Albania! Një fushatë ndërgjegjësuese për zhvillimin e gjelbër në Shqipëri

08:49 / February 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 02 20 at 08.35.45
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fokusi i viteve të fundit është në zhvillimin e qëndrueshëm dhe tranzicionin drejt një ekonomie të gjelbër. Por çfarë do të thotë kjo për Shqipërinë? Vitin që lamë pas, Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës zbatuan programin “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022”, ku një vëmendje e veçantë iu kushtua shëndetit dhe mbrojtjes së mjedisit, politikave të gjelbra, zhvillimit të qëndrueshëm dhe nismave ndërgjegjësuese për të fuqizuar dhe motivuar të rinjtë të jenë më të përgjegjshëm ndaj mjedisit.

Në kuadër të shumë iniciativave të ndërmarra, është realizuar dhe një video-dokumentar, ku këndveshtrimi, investimet, prioritetet dhe roli që duhet të kenë institucionet publike, organizatat rinore e kompanitë private, shpalosen si një thirrje për të ardhmen e investimeve të gjelbërta në vend.

Ndër investitorët që reflektojnë një shembull për t’u ndjekur, njëkohësisht partner strategjik i “Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” ështëCoca-Cola Bottling Shqipëria. Fokusi në investimet e gjelbërta na shërben si një model që na udhëzonpër rëndësinë evendosjes sëprioriteteve dhe mekanizmave të duhuranga institucionet publike, të tilla qëtë lehtësojnë implementimin e investimeve tëqëndrueshme në Shqipëri.

Në një bisedë me Kryetarin e Bashkisë Tiranë z. Erion Veliaj, President i Coca-Cola Bottling Shqipëria z. Luca Busi, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit znj. Mirela Kumbaro, Drejtoresha Ekzekutive e Kongresit Rinor Kombëtar znj. Dafina Peci dhe Koordinatore e Përgjithshme e programit Tirana EYC 2022 – KRK Aspasjana Kongo, vjen video-dokumentari i titullit “Green Albania”.

Ky video-dokumentar nxjerr në pah natyrën komplekse dhe multidimensionale tëpolitikave të gjelbra, e cila nxit nevojën e bashkëpunimeve dhe strategjive ndërsektoriale. Nisma jonë e përbashkët për të rritur ndërgjegjësimin mbi këto tema, pasqyrohet përmes kësaj fushate promovuese dhe informuese e cila shënon edhe fillimin e një rrugëtimi dhe bashkëpunimi të përfocuar midis organizatave të shoqërisë civile, komunitetit të biznesit dhe të rinjve, si aktorët kyç për të avancuar implementimin e politikave të gjelbra në Shqipëri.

Green Albania
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Punësimi i mjekëve në spitale, ndryshojnë rregullat e konkurrimit

10:12 / November 4, 2026

Travelbinger: Shqipëria, udhëtim ekonomik 10-ditor pa sakrifikuar komoditetin

10:11 / November 3, 2026

Filmi i animuar shqiptar ‘Zemërimi i shkronjave’ do të restaurohet pas 45 vitesh/ Një mesazh për fëmijët mbi dashurinë për gjuhën shqipe

13:04 / November 2, 2026

Ulen temperaturat në Shqipëri, dëbora e parë zbardh Kukësin dhe bjeshkët e Gjalicës

10:32 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.