Një 22-vjeçare, e cila ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzënisë, është dhunuar nga babai i saj.
Mediat greke shkruajnë se 50-vjeçari shqiptar ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij shtatzënë jashtë ambienteve të shtëpisë ku jetonin në Janinë.
Gruaja 22-vjeçare u dërgua në spitalin e Hatzikosta-s, ndërsa autori është shpallur në kërkim.
Raportohet se shëndeti i foshnjës dhe i nënës nuk është nën rrezik.