Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Selanik për trafik dhe tegeti droge. Sipas policisë greke, i arrestuari është koka e një bande që policia greke gjurmon prej kohësh, pas të dhënave që ka siguruar nga investigimi i disa muajve. Të dhënat e të arrestuarit nuk bëhen publike akoma.
Gjatë operacionit policia greke ka sekuestruar sasi droge dhe eurosh. I arrestuari ishte përgjegjës për depon dhe transportin në të gjithë Greqinë, sot është hapur dosje penale për shkelje të ligjit të tregtisë së lëndëve narkotike në vend, bën të ditur policia.
27-vjeçari shqiptar u arrestua n zonën Analipsi në Selanik dje në darkë, ndërsa pas kontrollit të sotëm në shtëpinë e tij u gjetën dhe sekuestruan: 662 gr kokainë e fshehur me kujdes,2 pako me canabis të papërpunuar 235 gr, 2 peshore, pistoletë, 7 plumba, (8.410)euro nga shitja e drogës, (3) celularë si dhe bileta avioni.