Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Greqi/ Nga data 13, të pavaksinuarit s’do të lejohen në restorante e hotele! Në plan zgjerimi i listës së vaksinimit të detyrueshëm kundër Covid-19

12:19 / August 28, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Greqi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gushti po përfundon dhe në Greqi, sikurse edhe në shumë vende të tjera, vëmendja e autoriteteve po kthehet gradualisht në shtator dhe vendimet që pritet të merren, në varësi të rritjes së rasteve me COVID.

Rastet ditore të infeksionit në Greqi vijojnë nga 3 mijë deri në 3500 ditë e fundit. Debat në vend kanë shkaktuar masat e vendosur për një ‘mini bllokim’ që do të hy në fuqi nga 13 shtatori, ku nga kjo datë, në restorante e hotele do të lejohen të hyjnë vetëm personat e vaksinuar, apo ata që e kanë kaluar COVID në 6 muajt e fundit.

Kundër kësaj masë dhe të revoltuar janë shprehur pronarët e bizneseve në Greqi, të cilët thonë se klientët e tyre potenciale zvogëlohen me 50%, për shkak se gati gjysma e popullsisë në vend nuk është vaksinuar.

“Industria nuk mund të përdoret si një levë presioni ndaj shoqërisë për masa që shteti nuk mund t’i imponojë”, shprehen ata, duke kërkuar kompensim nga qeveria.

Në rast të rritjes së shifrave të infeksionit edhe pas ‘mini-bllokimit’, plani tjetër i Greqisë është që vaksinimi të bëhet i detyrueshëm për disa kategori, ndërsa deri më tani me detyrim janë vaksinuar personeli shëndetësor. Në listën e vaksinimit të detyrueshëm janë mësuesit, personeli i sigurisë, policia, zjarrfikëset e personeli ushtarak. Në përgjithësi, detyrimi do të zbatohet për punonjësit që vijnë në kontakt të madh me njerëzit.

COVID-19 Greqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zelensky shkarkon komandantin e përgjithshëm të ushtrisë ukrainase

22:52 / July 21, 2026

Irani paralajmëron Bullgarinë që të mos e lejojë SHBA të përdorë bazat e saj

22:30 / July 21, 2026

Europol godet rrjetin e trafikimit të emigrantëve në Ballkan, 7 të arrestuar në operacionin ndërkombëtar

22:09 / July 21, 2026

Franca ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 15 vjeç

21:57 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.