Në fillim të muajit prill, një shtetas shqiptar i cili vuante dënimin në burgun e Shën Stefanit në Patra të Greqisë i ka dhënë fund jetës duke varur veten.
Viktima është Mariglen Shqau, 38 vjeç dhe sipas asaj që raportojnë mediat greke, ai vari veten rrip në qelinë e burgut në Patra.
Trupi i tij i pajetë u gjet nga shokët e dhomës së 38-vjeçarit, të cilët tentuan ta rikthenin në jetë por përpjekja e tyre rezultoi pa sukses.
Njëri [rej shokëve të tij ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku shprehet i rrënuar për humbjen e shokut të të tij. Personi në fjalë thotë se 38-vjeçari, Mariglen Shaqi nuk kishte dhënë asnjë shenjë më parë që të lintë të kuptohej një gjëndje e rënduar e tij dhe ky ta ndihmonte.
“U mundova me gjithë shpirt te sillja në jetë po ishte tepër vonë”, ka shkruar shoku i dhomës së viktimës.
Mesazhi i plotë i shokut:
“Çfarë të shkruaj o Landi si na e bërë këtë na ke lënë pa fjalë e shumë te shokuar o vëlla çfarë pate ..përse veprove ne kete menyr cfar te shtyti nuk me the as nje gje..u mundova me gjithe shpirt te sillja ne jete po ishte teper vone..na ke lene me plag ne zemer ne si dhome ishte e pa pritur..por zoti te kete prane tij gjithmon..ne paqe e buzqeshje si ishe gjithmon me ne i pa harruar qofsh ne zemrat tona..respekt ne si shoket e dhomes zoti te prift ne paqe..vella..labo.res tik
