Greqia ka vendosur zyrtarisht të zgjasë afatin e karantinës duke bërë të ditur se vaksinimi do të nisë në fund të dhjetorit.
Ka qenë zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas ai që ka bërë të ditur lajmin edhe pse rastet kanë qenë në rënie.
Petsas më tej, deklaroi se fushata e vaksinimit në Greqi do të nis në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit dhe do të mbarojë në qershor. Ai tha se fillimisht qeveria e Mitsotakis do të nis një program informimi për të bindur qytetarët që të marrin vaksinën.
Më poshtë ai i qëndroi vendimit të Kryeministrit për hapje të dalngadaltë dhe tha se qeveria do të do të marrë masa për një hapje të avashtë dhe të sigurtë. Në fund ai nuk dha një përgjigje se kur do të hapen dyqanet apo shkollat por shtoi se njoftimet e përkatëse do të bëhen në fund të javën nga vetë Kryeministri.