Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Greqia hap kufijtë për turistët e huaj, hiqet karantina e detyruar

10:46 / April 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqiaa 570x285 1
View of Oia, Santorini
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas shumë kohësh e mbyllur, Greqia ka vendosur të hapë kufijtë për turistët. Nga e hëna, 19 prill, vizitorët nga BE, SHBA, Britania, Serbia, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të kenë karantinë të detyruar.

Udhëtarët nga këto vende do të tregojnë certifikatën e vaksinimit kundër Covid-19 ose test molekular negativ PCR të 72-orëve të fundit. Ndërkohë që do duhet të përshtaten me kushtet e lock-down të zonës përkatëse, ku do vendosen.

Udhëzimi NOTAM për fluturime ajrore të kufizuara në çështje madhore skadon më 19 prill dhe sipas informacioneve, ka gjasa të mos rinovohet në formën e deritanishme.

Fluturimet për pasagjerët që nuk detyrohen me karantinë 7-ditore, do lejohen drejt aeroporteve të Athinës, Selanikut, Iraklio, Chania, Rodhos, Kos, Mikonos, Santorini, Korfuz dhe dy pika kufitare tokësore.lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fgreqia hap kufijte per turistet hiqet pas shume kohesh karantina e detyruar duhet certifikata e vaksinimit ose testi pcr%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

Në fuqi mbetet akoma vendimi për udhëtarët nga Shqipëria. Konkretisht, lejohet hyrja në territorin grek vetëm nga kufiri tokësor me Kakavijën, për disponuesit e lejes së qëndrimit apo personat me shtetësi greke, banorë të Shqipërisë, të cilët paraqesin dokumenta vërtetuese të arsyes madhore, për të cilën duhet të vizitojnë Greqinë.

Gjithashtu, udhëtimet drejt aeroportit të Athinës e Selanikut lejohen për disponues të lejeve të qëndrimit në Greqi apo shtetas shqiptarë vetëm me arsye të jashtëzakonshme, të vërtetuara me dokumentat përkatëse.

Hyrja në territorin grek lejohet me test molekular PCR negativ të 72 orëve të fundit, formularin PLF plotësuar 48-orët e fundit, dokumentat që vërtetojnë arsyen e udhëtimit si dhe me karantinë 7-ditore të detyrueshme.

Nuk lejohen akoma udhëtimet për turizëm apo vizitë nga shtetasit shqiptarë, jo-rezidentë në Greqi! Në pritje të udhëzimeve lehtësuese në 14 maj, dita që Greqia ka deklaruar se hap kufijtë për mbarë turistët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula betohet si kryetare e shtetit pas marrëveshjes Vetëvendosje-PDK në minutat e fundit

08:35 / October 7, 2026

“Prania Besnike”/ Rama publikon pamjet nga takimi i përjavshëm: Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove

08:33 / October 7, 2026

Ekstradohet nga Italia në Kosovë personi i kërkuar nga Interpoli, ja për çfarë akuzohet

22:41 / October 6, 2026

Kreu i PDK-së refuzon propozimin e Kurtit për zgjedhjen e kreut të shtetit, Hamza: Nuk ka president pa marrëveshje

22:01 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.