Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Greqia nismë me ministrat e BE për çeljen e negociatave, çfarë u tha të hënën në Bruksel

10:47 / December 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Makedonija i Albanija
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat maqedonase flasin për një mëngjes pune informal të ministrave të Jashtëm të BE-së dhe atyre të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, mbajtur në Bruksel të hënën. Ky takim ka qenë me iniciativë të Greqisë, e sipas burimeve diplomatike greke që citohen, është në kuadër të përpjekjeve të shtetit helen për të ndihmuar dy vendet të marrin një datë.

Korrespondentja e MIA në Athinë thotë se pjesëmarrja e rreth 20 ministrave tregon rëndësinë e këtij procesi. Nisma e Greqisë është brenda kornizës së politikës së jashtme greke bazuar në agjendën e Selanikut, në të cilën Athina mbështet fuqimisht perspektivën evropiane të vendeve në rajon.

Burime diplomatike greke raportojnë se Athina do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar të dy vendet. “Greqia dëshiron të ketë fqinj të qëndrueshëm me një të ardhme evropiane në veri, dhe kur Maqedonia dhe Shqipëria të plotësojnë kushtet, ata mund të jenë aleatët më të mirë të Greqisë”, citon MIA.

Të njëjtat burime diplomatike greke thonë për MIA se Greqia është kundër ndarjes së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke u shprehur se ato duhet të marrin një datë së bashku për çeljen e negociatave të pranimit në BE dhe theksojnë se ky proces është gjithashtu një proces i reformës së brendshme për vetë vendet.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Trump telefonon nga avioni i “Air Force One” “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin: Pse po i jepni miliarda të tjera Ukrainës…

20:19 / November 19, 2026

Rama mbledh të shtunën socialistët e Tiranës, nisin përgatitjet për zgjedhjet e 9 majit

19:18 / November 19, 2026

Merz mbledh “Koalicionin e Vullnetmirëve” në Berlin, Edi Rama pjesë e takimit të nivelit të lartë për Ukrainën, Shqipëria në tryezën e sigurisë evropiane

15:02 / November 19, 2026

Ibrahimaj: Kredi me 0% interes për të rinjtë dhe subvencionim të qirasë deri në 50%, aplikimet përmes platformës “Shtëpia jote”

14:42 / November 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.