Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Greqia shtyn lejet e qëndrimit për emigrantët. Ja kategoritë që përfitojnë

09:08 / May 12, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
greqi 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Greqia ka vendosur që të shtyjë automatikisht lejet e qëndrimit për emigrantët deri në 31 dhjetor 2020, duke marrë shkas nga situata e krijuar me pandeminë e koronavirusit, ku për shkak edhe të mbylljes së kufijve, u pezulluan dhe procedurat për dokumente. Ky vendim u mor nga ministria e Emigracionit.

Paralelisht, një vendim i posaçëm ministror i datës 7 maj 2020, me afat skadimi datën akoma të panjohur të pezullimit të masave kufizuese, ndalon rreptësishtë shërbimin me prezencë fizike, në të gjitha njësitë kompetente për procesin e legalizimit të emigrantëve. Gjithashtu, në Aktin Normativ urgjent për paketën e masave ekonomike e sociale të qeverisë greke, u përfshi dhe dërgimi me postë i lejeve të qëndrimit që janë miratuar, por nuk mund të marrin emigrantët.

Konkretisht, kategoritë e përfshira në shtyrjen automatike të afatit të vlefshmërisë janë si në vijim:

1-Lejet e qëndrimit lëshuar me zbatimin e ligjit 4251/2014 dhe dekretin presidencial 106/2007 që skadonin nga 1 dhjetor 2019 deri në 11 mars 2020 dhe nuk u mundësua aplikimi për rinovim nga disponuesi, si dhe lejet e qëndrimit të të njëjtës kategori që skadojnë nga 12 mars 2020 deri në 30 qershor 2020, rinovohen automatikisht deri në 31 dhjetor 2020.

2-Vërtetimet e dorëzimit të kërkesës sipas neneve 8 dhe 9 të ligjit 4251/2014 dhe vërtetimet speciale të qëndrimit në Greqi të nenit 25 të ligjit 4251/2014 të cilat skadonin deri në 11 mars e që rinovimi i tyre ishte i mundur sipas kritereve të parashikuara, si dhe vërtetimet e këtyre kategorive që skadojnë nga 12 mars deri në 30 qershor 2020, lejohet të rinovohen deri në 31 dhjetor 2020.

3. Për periudhën kohore nga data e skadimit të titujve të lejeve të qëndrimit të paragrafëve të mësipërm 1 dhe 2 deri në datën e aplikimit për rinovim konsiderohen automatikisht të vlefshme, pa asnjë detyrim lëshimi të një akti apo dokumenti ekstra ligjor vërtetues. Vlefshmëria e lejeve të reja të qëndrimit që do të miratohen për kategoritë e parashikuara në dy paragrafët e mësipërme (1, 2) fillon një ditë pas skadimit të afatit të mëparshëm.

4.Shtetasit e vendeve të treta, të cilët detyrohen gjatë afatit 12 mars-15 maj 2020 të aplikojnë për leje fillestare qëndrimi ose dëshmi qëndrimi të ligjshëm varur nga Vizë hyrje në territorin grek, sipas dispozitave të ligjit 4251/2014 dhe dekretit presidencial 106/2007, lejohen të dorëzojnë kërkesën përkatëse jo më vonë se 20 shtator 2020.

NIS SOT MESIMI PER MATURANTET
Ndërkohë, ditën e sotme nis mësimi për maturën në Greqi. Nga kjo javë janë hapur dhe njësitë shitëse, përveç qendrave tregtare, si dhe zyrat e Administratës, ku gjithsesi shërbimi me prezencë fizike ose është akoma i pezulluar, ose funksionojnë vetëm me takime paraprake telefonike.

Shifrat e ulta të të infektuarve duket se justifikojnë plotësisht vendimet e qeverisë Mitsotakis, pavarësisht se nuk kanë munguar protestat kundërshtuese, përqendrimi i njerëzve nëpër sheshe kryesore lagjesh. Ndërsa këtë javë parashikohen dhe grevat e para, konkretisht nga sindikatat e mësuesve dhe akademikëve, që kundërshtojnë projektligjin e sapo paraqitur nga Ministria e Arsimit, me reforma të shumta në të gjitha nivelet arsimore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ukraina shënon 35-vjetorin e pavarësisë mes luftës dhe thirrjeve për më shumë mbështetje

10:32 / August 24, 2026

BE miraton 6.1 miliardë euro për Ukrainën, në fokus mbrojtja ajrore, raketat dhe municionet

09:52 / August 24, 2026

Ngjarja e pazakontë në Japoni, babai lë vetëm djalin 7-vjeçar në mes të malit Fuji dhe vazhdon ngjitjen

17:18 / August 23, 2026

Kremlini: Putin dhe Trump mund të takohen në Kinë

13:21 / August 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.