Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Greqia zgjat lejet e qëndrimit për emigrantët shqiptarë, ja cilat janë kategoritë që përfitojnë

11:18 / May 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sherbimi konsullor
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shteti grek ka marrë vendimin që të zgjatë lejet e qëndrimit për emigrantët shqiptarë dëri në 31 dhjetor të vitit 2020.

Ky vendim u mor nga ministria greke e Emigracionit, si pasojë e pandemisë Covid -19 dhe për shkak të mbylljes së kufijve.

Mësohet po ashtu se në aktin normativ për paketën e masave ekonomike e sociale të qeverisë greke, u përfshi dhe dërgimi me postë i lejeve të qëndrimit që janë miratuar.

Sipas medias greke “Lawspot”, janë disa katër kategori që janë të përfshira në shtyerjen e afatit të lejeve të qëndrimit.

Në kategorinë e parë janë lejet e qëndrimit lëshuar me zbatimin e ligjit 4251/2014 dhe dekretin presidencial 106/2007 që skadonin nga 1 dhjetori 2019 deri në 11 mars 2020, por që nuk u bë aplikimi i tyre për rinovim nga personat që e disponojnë.

Në këtë kategori futen edhe lejet e qëndrimit që skadojnë nga 12 mars 2020 deri në 30 qershor 2020. Këto leje do të rinovohen automatikisht deri në 31 dhjetor 2020.

Në kategorinë e dytë janë vërtetimet e dorëzimit të kërkesës në bazë të neneve 8 dhe 9 të ligjit 4251/2014 dhe vërtetimet speciale të qëndrimit në Greqi të nenit 25 të ligjit të cilat skadonin deri në 11 mars.

Në po këtë kategori përfshihen edhe vërtetimet që skadojnë nga 12 mars deri në 30 qershor 2020, lejohet të rinovohen deri në 31 dhjetor 2020.

Në kategorinë e tretë, që përfshihen dy kategoritë e para, dokumentet e tyre do të jenë të vlefshme pa asnjë detyrim lëshimi të një akti apo dokumenti ekstra ligjor vërtetues.

Vlefshmëria e lejeve të reja të qëndrimit që do të miratohen për kategoritë e parashikuara në dykategoritë dhe pikat e mësipërme, fillon një ditë pas skadimit të afatit të mëparshëm.

Pika e katërt, është se shtetasit e vendeve të treta, të cilët detyrohen gjatë afatit 12 mars-15 maj 2020 të aplikojnë për leje fillestare qëndrimi ose dëshmi qëndrimi të ligjshëm në territorin grek, sipas dispozitave të ligjit 4251/2014 dhe dekretit presidencial 106/2007, lejohen të dorëzojnë kërkesën përkatëse jo më vonë se data 20 shtator 2020.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

16:19 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.