Në fillimet e saja këngëtarja e njohur Greta Koçi ka qënë shumë hermetike përsa i përket jetës së saj private.
Ndërsa tani ajo është më e hapur dhe shpesh herë organizon në Instagram rubrikën me pyetje për t’ju treguar ndjekësve më shumë rreth jetës së saj.
Dhe një nga pyetjet që nuk i shpëton asnjëherë këngëtarja është pyetja në lidhje me martesën.
Në fakt, ndryshe nga sa mendojmë se kjo pyetje është e bezdisshme, sidomos kur bëhet vazhdimisht, Greta na ka treguar të kundërtën pasi sheh pozitiven kudo.
“Pse të gjithë bazohen tek martesa jote” ishte pyetja që i drejtoi ndjekësi.
“Hë mo pse vallë? Po megjithatë e marr si pyetje shumë dashamirëse pasi si natyrë unë jam shumë familjare dhe e shoh shumë të shenjtë martesën. Kështu që kush pyet rreth kësaj pyetje ka vetëm mirësi” ishte përgjigja e këngëtares.