Disa banorë në ”Big Brother Albania Vip 4” kanë diskutuar dhe bërë plane strategjike për nominimet. Kjo duke thyer një nga rregullat kryesore të lojës që ndalon bisedat rreth nominimeve.
Gerta, Loredana dhe Aldo janë kapur në momentin kur diskutonin se cilët banorë duhet të nominohen në rast se ata do të përballeshin me Kutinë e Pandorës. ”Pas një pandore, duhet Gjestin, Rozin dhe Eglin, dhe del Egli nga shtëpia direkt. Këta të tre duhen në atë pandorë”,-thotë Gerta. Ky moment ka shkaktuar menjëherë shqetësime tek ndjekësit e spektaklit, pasi thyerja e këtij rregulli mund të ketë pasoja për banorët që janë kapur në këtë diskutim.
Rregullat e spektaklit janë të qarta dhe kërkojnë që banorët të mos ndërhyjnë në procesin e nominimeve dhe të mos bëjnë plane strategjike për të manipuluar votat e publikut.