Deputetja e PD-së, Grida Duma, është një nga femrat më të komentuara të politikës shqiptare. Ajo ka tërhequr gjithmonë vëmendjen me pamjen e saj dhe shpesh herë është cilësuar si një nga gratë më të bukura shqiptare.
Së fundmi, Grida ka dhënë një intervistë për “My living” ku ka rrëfyer më shumë për jetën e saj private dhe ka folur dhe për marrëdhënien me të birin i cili tashmë është rritur dhe kërkon pavarësinë e tij.
“Ka filluar të shkojë mbasdite në palestër dhe not, kështu që ai vjen më vonë se unë. Ka patur dy apo tre elementë që tregonon që po vinte elementi i pavarësisë së atij. Shkoi një ditë te shtëpia e një shoku, për të cilin është shumë i gëzuar sepse e ka të ri, Dejvid. U kthye nga aty dhe kishte prerë flokët në një model tjetër. Po e shikoj që kishte prere floket i them “ wow”. “Cfarë ke mam? Nuk patëm asnjë pavarësi në vendosjen e emrit, tani me ler të mbaj flokët si dua.”
“Kur do pavarësi të respekton dhe ty, është shumë i kujdesshëm në mbajtjen e këtyre balancave. Kështu ka filluar të vijë pak më vonë, sepse është fiks në moshën që ka qejf të shkojë në palestër, të ndjejë veten mirë. Është një djalë që e kupton që kjo është pjesë e rëndësishme. Gjëndja fizike është më shumë se gjysma e të qënurit mirë. Nuk ka të bëjë me të qënurin i bukur apo jo, por ka të bëjë me një lloj sigurie dhe vetëkënaqësië që të jep.”, ka rrëfyer ndër të tjera Grida. Burimi:Bordo