Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Gridare, gridare, oooo”, Rama debat me gazetarin: Mua nuk më shkon mendja tek ato gjëra që shihni ju…

22:24 / March 11, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramaaaaa 770x434 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar imazhin e një fotoje të kandidates për deputete të PD-së, Grida Duma, ku shfaqej përballë kandidatit të PS-së në Kavajë, që u komentua gjerësisht në rrjet. Përballë gazetarëve në panelin e emisionit ‘Real Story’ në ‘News24’ Rama tha se nuk ka qenë një sulm seksist, por e cilësoi atë foto si oratori vizuale dhe jo vulgaritet.

Ndërkohë, që mes tij dhe drejtorit të Informacionit në News24, Robert Rakipllari në lidhje me këtë çështje, ndërsa ky i fundit pohoi se Rama duhet të kërkonte falje.

“Kam ekspozuar disa personazhe që quhet satirë politike. Lulzim Basha e plot të tjerë s’janë aty. Janë personazhe që është një turp t’i ekspozohen shqiptarëve”, tha Rama.

Pjesë nga debati:

Rama: Pse ju mendoni se është faj im që ju e shihni nga ana seksuale Grida Dumën?! Ma jepni një mikrofon…Bashkove shumë gjëra bashkë. E kuptoj!
Kryeministri Edi Rama vendos një audio nga debati i Grida Dumës me Frrok Çupin, në një emisionin televiziv.

Rakipllari: Ça ka kjo? Është sulmuar në mënyrë të turpshme nga një burrë në studio dhe kaq. Ka mbrojtur veten

Rama: Mos më ndërhy. Mund të flas unë. Çfarë ka aty? Është një fotografi e zonjës me mikrofon dhe; ‘gridare, oh-oh, është ‘vulare volare, oh-oh’- ‘Të fluturosh’, dhe ‘gridare’-‘të bërtasësh’. Dhe kaq! Ju dhe ti në këtë rast, Ilir Meta, Saliu dhe kush tjetër, tek kjo ‘ohoho’ dhe goja e Gridës shikoni gjëra që mua s’më bien ndër mend… Unë kam parë tek kjo një personazh që shan, bërtet dhe thotë në sy të publikut të tilla fjalë, të ulëta, të ndyra, ty të duket sikur mbron veten. Kur e sheh me mikrofon, duke ‘gridare’, duket se po trajtohet seksualisht. Ju e shikoni ashtu. Unë skam lidhje fare me këtë. Unë e ilustroj personazhin tek ajo fotografi

Rakipllari: Ju njoh si person me klas dhe prisja që ju të kërkonit ndjesë
Rama: Të kërkoj unë ndjesë?

Rakipllari: Është reagim i të gjithë rrjeti dhe mos më krahaso, Meta apo Saliu. Ti e bullizon. Për disa vota të katandisesh në këtë gjë!

Rama: A mund të vëmë një rregull?!

Rakipllari: Po bëjmë debat

Rama: S’po më dëgjon, po më ndërpret gjithë kohës.

Rakipllari: Nuk të lejoj që të më keqcitosh.

Rama: S’të keqcitova.

Rakpillari: Unë jam këtu për të gjykuar. E kanë parë shumë njerëz ashtu këtë çështje.

Rama: Mua nuk më shkon mendja tek këto gjera që i shihni ju. Se i shikoni ju ashtu këto gra, unë nuk i shoh. Ajo është kundërshtare në fushë, nuk bëj diskriminim, gra e burra janë baras. Ajo është satirë politike, është oratori vizuale dhe jo vulgaritet. Si përdor këto gjëra për t’u mbrojtur apo për të sulmuar. Ju klasi i ulët, Berisha..Meta

Rakipllari: Mund t’i kthejë një përgjigje, s’mund ta lejojë këtë…

Rama: Gjykimi im është ky se ju që skandalizoheni është që të më hidhni mua në kurriz atë s’duhet ta thosha, se ju zbuloj juve epshet tuaja. Ça dëgjuat ju?! ‘Gridare, gridare, oh-oh’,. pse e shikoni ju atë foto me atë sy? Këtë foto e nxora për ‘gridare, gridare’, ti pse e çon në vend tjetër. Atë ‘oh-oh-n’, jua kam lënë juve, Ilirit, Saliut. Unë nuk përdor asnjë grua.

Rakipllari: Në politikë përdor ti

Rama: Nuk përdor asnjë grua, as një burrë. Prandaj është çështje klasi. Ose unë jam klasi i lartë dhe ti je i ulët, ose ti je klasi i lartë dhe unë i ulët.

Rakipllari: Më gjykoni si të doni!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.