Gropa gjigante janë hapur në Kaliforni si pasojë e motit të keq dhe stuhive të fuqishme, që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh tashmë. Për pasojë, shumë automjete janë “gëlltitur” mes baltës, ndërsa deri më tani raportohet për të paktën 17 viktima.
Dy shoferë mbetën të bllokuar brenda automjeteve të tyre, ndërsa u desh ndërhyrja e autoriteteve për t’i nxjerrë ata shëndoshë e mirë prej andej.
Stuhitë e njëpasnjëshme kanë shkaktuar kërdinë në shtetin amerikan që nga 26 dhjetori me përmbytje, ku u prekën miliona persona, ndërsa më shumë se 200 mijë shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike.