Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gruaja e ish-ambasadorit në Serbi: Vajzën 16-vjeçe ma ngacmuan serbët dhe u detyrova të…

20:23 / November 12, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dolores koci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin Rudina në Tv Klan kanë qenë të ftuara tre gra ish-ambasadorësh të cilat kanë ndarë me publikun disa rrëfime të jetesës së tyre jashtë vendit. Duke nisur që nga largimi dhe përshtatja në një vend tjetër e deri tek integrimi i tyre në shoqërinë e vendit ku kryen detyrën e grave të ambasadorëve.

Dolores Koçi, gruaja e ish-ambasadorit shqiptar Spiro Koçi në Austri dhe Serbi gjatë viteve 2010-2015, ka rrëfyer se ambientimi i vajzave të tyre në Serbi ka qenë shumë e vështirë, kështu që u detyruan që ata ta sillnin vajzën 16-vjeçare sërish në Shqipëri sepse ngacmoheshe nga serbët.

Le të themi që gjermanishtja ka qenë një gjuhë vërtet e vështirë, por është e rëndësishme që flitet shumë në Europë që kështu ishte kënaqësi dhe fat që vajzat e mia ta flasin. Siç e thashë unë kam qenë edhe në Serbi dhe vajzat e mia kanë pasur probleme me ambientimin. Ishin vitet 2007-2008, unë nuk arrita dot ta lejoja vajzën ta vazhdonte deri në fund gjimnazin sepse ajo pati probleme, e ngacmonin me fjalë, me vështrime.

Ajo ishte 16 vjeç kështu që ajo u detyrua të kthehej dhe të jetonte me prindërit e tim shoqi sepse ishte e pamundur përshtatja e vajzave. Dhe akoma dhe sot është shumë e çuditshme, është 19 vjeç dhe duhet të zgjedhë për çfarë do studiojë. Më tha nuk e di se çfarë dua, por e di se çfarë nuk dua. E pyeta çfarë dhe më tha nuk dua të bëhem diplomate. I thashe pse sepse unë di që ju kemi siguruar një jetë të këndshme dhe nuk keni patur mungesa. Jo tha, kam patur shumë mungesa sepse unë kam lëvizur nga miqtë e mi, nga shokët e mi dhe është shumë e vështirë të integrohesh, të bëhesh njësh me fëmijët austriakë që janë të ftohtë”, është shprehur Dolores Koçi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.