Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gruaja e martuar la dritaren hapur, i riu i futet në krevat dhe…

15:19 / March 1, 20204 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tentativa për të abuzuar seksualisht me një grua 42 vjeçe, të martuar, ka çuar para drejtësisë si të pandehur një të ri, i cili akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhune me te rritura, mbetur në tentative”.

Çështja në ngarkim të tij po shqyrtohet në Gjykatën e Shkodrës, ku javën e kaluar u zhvillua seanca e fundit, që u shty për shkak të mos formimit të trupit gjykues.

Në Nëntor 2019, në seancën parapake, gjykata vendosi kalimin e çështjes në gjykim themeli. Pala e akuzuar pranoi akuzat duke kërkuar gjykim të shkurtuar.

Më 2 Korrik 2019, Prokuroria Shkodër ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë me të rritura” mbetur ne tentative, dhe si person që dyshohej për kryerjen e kësaj vepre penale është shënuar emri i shtetasit M.B., 27 vjeç, banues në një fshat të Vaut të Dejës.

Tentativa e përdhunimit

Sipas hetimeve të akuzës: Më datë 30 Qershor 2019, rreth orës 13.30, shtetasja X.X., rreth 42 vjeçe, ka qenë e vetme në banesën e saj në Laç, duke fjetur në dhomën e gjumit. Për shkak të temperaturave të larta, kishte lënë hapur dritaret e banesës. Gjatë kësaj kohe, ka dëgjuar një zhurmë e menjëherë është ngritur nga gjumi. Ka dalë nga dhoma e gjumit e ka kontrolluar ambientet e tjera të banesës për të parë nëse në banese i kishte hyrë ndonjë person.

Pasi nuk ka vërejtur gjë, është kthyer përsëri në dhomën e gjumit. Aty, ka parë se në krevatin ku po flinte më parë, ishte ulur një mashkull i moshës rreth 26 vjeç, të cilin nuk e njihte.

Menjëherë ka bërtitur e i është drejtuar personit me fjalët: ”Kush je ti”. Ai i është përgjigjur se “jam Renato”, por që në fakt ishte i pandehuri M.B., i moshës rreth 27 vjeç.

X.X. i ka kërkuar të pandehurit të ngrihej nga krevati ku ishte ulur e të dilte jashtë nga banesa e saj, por i pandehuri, me forcë dhe kundër dëshirës së gruas, ka tentuar të abuzojë me të.

LEXO EDHE ‘Arrestoi Çilin dhe fshehu banditin’/ Reagimi i ashpër i Berishës për prangosjen e botuesit
Viktima ka ulëritur e ka kërkuar ndihmë, por për shkak të pozicionit ku ndodhet banesa e saj, nuk e ka dëgjuar njeri e nuk i ka ardhur askush në ndihmë.

Pavarësisht përpjekjeve që ka bërë i pandehuri, ai nuk ka mundur dot të kryejë dot marrëdhënie seksuale me X.X. për faktin se ka ndeshur në rezistencën e gruas. Kjo gjendje ka vazhduar për rreth 2-3 minuta.

Pas shume përpjekjesh, X.X. ka arritur të çlirohet nga i pandehuri e ti ikë nga duart. Ndodhur para kësaj situate, i pandehuri ka dalë me vrap nga banesa, ka marrë një motoçikletë me ngjyre të zezë të cilin e kishte fshehur rreth 100 metër larg banesës se gruas e duke drejtuar ketë mjet është larguar në drejtim të Urës së Gjadrit.

Si u zbulua autori

Gruaja ka vënë në dijeni për ngjarjen bashkëshortin e saj, duke i shprehur atij se kishte dyshime se personi në fjalë (i pandehuri) ishte shtetasi M.B..

Gruaja së bashku me bashkëshortin e saj kanë pyetur persona dhe kanë siguruar nga rrjetet sociale fotografi të të pandehurit. X.X. pasi është njohur me imazhe të të pandehurit të nxjerra nga rrjetet sociale, ka njohur e identifikuar se personi që kishte tentuar të kryejë me dhunë me të marrëdhënie seksuale ishte shtetasi M.B.

Të nesërmen, më 1 Korrik 2019, ajo është paraqitur në Komisariatin e Policisë Vau i Dejës e ka bërë kallëzim. Në të njëjtën datë, shërbimet e policisë gjyqësore të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, të vënë në dijeni të fakteve të kallëzuara nga shtetasja X.X., kanë kryer veprime për të gjetur e ndaluar shtetasin M.B. dhe rreth orës 10.30 të kësaj date e kanë gjetur e ndaluar.

I pyetur nga oficerë të policisë gjyqësore, i pandehuri ka pohuar faktin se më 30 Qershor, rreth orës 13.30 minuta ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen X.X., në banesën e kësaj të fundit.

/Boldnews.al/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.