Ish-kampionia olimpike Tatiana Navka, bashkëshortja bukuroshe e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitri Peskov, nuk ka raportuar të plotë të ardhurat e saj sipas autoriteteve të SHBA.
Navka është ish-kampione patinazhi dhe sipas hetimeve të tatimorëve amerikanë ka pretenduar pa të drejtë reduktime taksore. Dokumentet e gjykatës tregojnë se ka akumuluar mijëra dollarë taksa të papaguara për pronat e saj në Nju Jork.
Navka ka jetuar dhe është stërvitur për një dekadë në SHBA, ndërsa pas kthimit të Rusi në 2015, u martua me zëdhënsin e Putin, Dmitry Peskov. Tashmë autoritetet e SHBA thonë se ka rreth 10 milionë dollarë taksa të papaguara. Navka u vendos në SHBA në vitet 1990-të me burrin e athershëm, trajnerin e saj Alexander Zhulin. Çifti ishte vendosur në Neë Jersey dhe ka blerë disa prona në New York-un fqinjë.
