Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gruaja i vodhi paratë dhe u largua, babai në kërkim të dy fëmijëve nga martesa e dytë

21:06 / February 21, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bababi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Mbrëmjen e sotme në emisionin e “Pa gjurmë” u prezantua historia e 41 vjeçarit nga Tepelena Laert Kasemit, një babai, i cili pas bashkëjetësë 15 vjeçare me një gjeorgjiane braktiset nga e shoqja e cila largohet ne drejtim të paditur duke marrë me vete dhe dy femijët e tyre. Prej 7 vitesh babai vuan mungesën e tyre është në kërkim të dy femijëve.

Në emisionin e “Pa gjurmë”, mbrëmjen e sotme ka ardhur e trajtuar historia e një babai, i cili pas 15 vitesh bashkëjetësë me bashkëshorten gjeogjiane ku çifti pati marrëdhënue shumë të mira, papriturur ajo vendos të largohet nga shtëpia duke braktisur Laertin, të shoqin e saj, ndërsa me vete mori dhe dy fëmijët e tyre duke u larguar fshehurazi në drejtim të paditur.

41-vjecari nga Tepelena, Laerti kishte emigruar që herët drejt Greqisë, në kohën e ndryshimevetë mëdha për shqiptarët, në vitin 1990-të. Bashkë më shokët e gjimnazit ato emigrojnë drejt Greqisë nga mali për një jetë më të mirë. Atje qëndrojnë rreth 3 muaj dhe punon në bujqësi. Gjatë kësaj kohe ai njihet me Shpresën, bashkëshorten e tij të parë. 15 vite zgjati kjo martesë dhe çifti ndahet. Laerti nis sërish emigrimin drejt Athinës e pas stacionohet në  Pire në vitin 2000. Ky ishte viti kur Laerti me Ninon shtetasen e huaj nijihen së bashku, dhe  me të cilin fillojnë dhe bashkëjetësën. Laerti nis punë në ndërtim kurse Nino ishte e papunë . Marrdhenia mes Shqiptarit nga Tepelena dhe gjeorgjanes ishte e mirë deri në momentin që në marrëdhënien e tyre nuk ndikoi e ëma e Ninos dhe motra e saj. Laerti dhe Nino vendosin të martohem dhe në jetë vijnë dy fëmijët e tyre, Thomas në vitin 2004 dhe Ema në vitin 2007.

Laerti kthehet në Shqipëri në vitin 2010  për të rinovuar disa dokumenta e më pas rikthehet përsëri në Greqi. Me t’u kthyer atje, por bashkëshortja Nino kishte thurur një plan. Ishte data 5 shtator 2012 kur e shoqja e përcjell Laertin për në punë, në mëngjes herët. Ai del nga banesa Nino bën gati valixhen, i merr të gjitha paratë bashkëshortit afro (4-mije euro) dhe bashkë me fëmijët  dhe sendet e tyre largohet nga shtëpia. Kur Laerti kthehet nga puna e gjen shtëpinë bosh. Shkon të bëjë denoncimin në polici për rrëmbimin e fëmijëve nga bashkëshortja, por denohet me një 1-vit burg pasi ishte  pa dokumenta

Laert Kasemi vendosi të rrëfente mbrëmjen e sotme para gazetares Odeta Dume, historinë e trishtë se si pas braktisjes nga e shoqja prej 7 vitesh vuan mungesën e tyre është në kërkim të dy fëmijëve të tij, për të ditur të vërtetën rreth fatit të tyre.

 “Kam qenë emigrant në Greqi, dhe gjatë kohës që isha emigrant u njoha me Ninon.  Në vitin 2002 u njoha me Ninën, emigrante gjeorgjiane. Ajo punonte në një lokal ndërsa unë punoja si shofer që shpërndaja gazeta në zonën e Piresë.  Në vitin 2003 mamaja e Ninës dhe njerku i saj më denoncoi se kisha rrëmbyer fëmijët . Ka qenë ora 06.00  e mëngjesit që vjen më kap policia  dhe ndenja për rreth 2 muaj në burg. Në tetor të 2003 pas burgut u ktheva në Shqipëri, bashkë me Ninon që erdhi me mua. Me Ninën kemi shkuar shumë mirë bashkë gjatë kohës që kemi jetuar në fshatin ,Buzë në Gjirokastër. Kur shkuam sërisht në Greqi, në 2012-ën pa dokumenta 2 muaj e parë vazhduam të kishim marrëdhënie shumë të mira mes meje dhe Ninës.  Iku në mëngjes për tek  prindërit dhe kthehet. Unë vetë tek halla dhe kur kthehem në darkë nuk e gjej më në shtëpi.Ka qenë 18 shtator e vitit 2012 kur Nino, bashkëshortja ime kishte marrë 3 mijë euro, dhe gjithcka në shtëpi dhe së bashku me dy fëmijët kishte ikur. Më kishte vjedhur dhe kartën e identitetit, kur u arratis me dy fëmijët. Edhe sot nuk arrij ta kuptoj, se si pas 15 vitesh martesë ajo u largua ashtu. Aktualisht unë kam krijuar një jetë të re , kam 5 vite që jam martuar sërish. Nina nurmin e telefonit tim e di , vetëm të më marë në telefon të më thotë si janë fëmijët. Vetëm të di që ata janë mirë.”, tha ai

Nina Gjeogjiania e cila jeton aktualisht, në Pire të Athinës së bashku me familjen e vet dhe në kohën e qëndrimit të saj kishte  deklaruar se  bashkëshorti ka vdekur, duke zgjedhur të nisë një jetë të re me fëmijët dhe larg babait të dy fëmijëve. Sot Laerti gjendet në Shqipëri dhe vendosi të rrëfejë historinë e tij në emisionin Pa gjurmë, në kërkim të dy fëmijëve. Ai ka një kërkesë të rilidh kontaktet me ta pasi ka vite që nuk i sheh më.

femijet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

22:41 / June 4, 2026

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.