Një grua në Tiranë i kërkoi policisë të hetojë bashkëshortin , pasi ai kishte angazhuar njerëz që ta ndiqnin këmba-këmbës dhe që pas përndjekjes që gruas i ishte kthyer në ankth, asaj i janë shkrepur fotografi në një ambient publik.
Denoncimi është regjistruar pranë komisariatit numër 3 tha gazetarja Anila Hoxha që dha detaje mbi denoncimin e shtetases me inicialet K.P.
Sipas burimeve të Top Channel kallëzuesja vë në dijeni policinë se teksa po pinte kafe me priftin e kishës ku ajo lutet, pasi e kanë ndjekur disa persona i janë afruar tavolinës së saj dhe kanë shkrepur fotografitë.
Më pas këto fotografi thotë një burim policor i gazetares Anila Hoxha , janë dërguar nga bashkëshorti i gruas përmes telefonit tek të afërmit e saj që ndërkohë kanë hedhur akuza dhe dyshime për priftin dhe personat me të cilët gruaja po konsumonte kafe.
Për situatën policia pyeti edhe xhaxhanë e gruas , të cilit gjithashtu i është dërguar fotografia tha gazetarja Anila Hoxha.
Por i moshuari i tregon policisë në komisariatin numër 3 se bashkëshorti i mbesës po trillon situata për të justifikuar kërkesën për divorc. Duke ju referuar të dhënave të mësipërme dhe thashethemeve të përhapura qëllimisht nga familja e burrit se ajo po e tradhtonte bashkëshortin me priftin, kallëzuesja i kërkoi policisë të zbulojë të vërtetën.
Por siç shtoi një burim i Top Channel, sapo agjentë të komisariatit numër tre kanë tentuar të marrin në pyetje edhe të denoncuarin, burri nuk është gjetur në shtëpi, dhe gjithashtu ai kishte fikur edhe telefonin.