Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gruaja niset në këmbë drejt kufirit: Atje na thonë shqiptarë, këtej na thonë grekë!

17:21 / August 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gruaja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Thirrje të dëshpëruara e shpërthime jo pa shkak të qytetarëve që presin prej ditësh në Kakavijë për të kaluar drejt Greqisë.

Një qytetare e ka lënë pas bashkëshortin dhe ka nisur rrugën drejt pikës kufitare më këmbë.
Ajo thotë se është e vetmja që punon dhe i duhet të kthehet sepse nuk mund të rrijë në karantinë pasi humb punën.

Si shumë të tjerë dhe ajo tha se ka ardhur për tre ditë për të bërë pasaportën dhe pranon më mirë të vdesë.

“Nuk e di se sa kam ecur. Kam dy ditë që pres. Erdha këtu për pasaportën për tre ditë, e kam paguar ta marr sa më shpejt. Ai shtet andej nuk më do pa pasaport.

Si të veprojmë? Kemi shtet apo jo. E lashë burrin tim atje poshtë dhe po eci. Nuk e di ça jemi shqiptarë apo grekë. Andej na shfrytëzojnë si shqiptarë, këtu si grekë.

Jemi të papunë, nuk kemi lekë të paguajmë vaksinën dhe andej dhe këtej. Na pyesin a të ka dhënë ndihmë shteti, një shishe ujë është ndihma e shtetit?

Unë jam grua ku do vete të urinoj? Jam me perioda ku do shkoj të ndërrohem këtë thuaji shtetit. Është bërë rruga hale. Kemi shumë frikë po çfarë do bëjmë. Largojmë frikën për arsye se nuk kemi. Se duhet të na mbajë shteti këtej për të bërë vaksinat.

Do vazhdoj rrugën, do pranoj të vdes çfarë do bëj. Më mirë të vdes se sa të jetoj. Andej nuk jetoj dot, këtu jo, kërkoj vdekjen e jetës sime. Vetëm unë punoj, burrin e kam pa punë, jam e detyruar të kaloj sepse do më heqin nga puna, do më fusin në karantinë.

Këtu nuk kam lekë të paguaj karantinën, si të veproj të më thotë shteti mua. A ka shtet apo jo? Vini na kërkoni vetëm vota, atëherë bëhet i mirë shteti. Njeriu kërkon vdekjen. Ndodhi aksidenti për hiçgjë. Do mendojnë që e kishte të shkruar, jo.

Ai fëmijë u gdhi këtu dy ditë rresht dhe erdhi puna donte të kalonte të urinonte andej, një pakujdesi e ambulancës i iku jeta fëmijës. Si vepron ai prind, ai shtet. Ka shtet apo jo? Për atë të dalë Rama këtu dhe jo të marrë lekët e njerëzve dhe të zbukurojë qytetin. Kjo është bukuria e qytetit, si jeton populli”, thotë gruaja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po lahej me shokët në liqenin e Komanit, mbytet 20-vjeçari nga Kosova

19:21 / August 26, 2026

Apeli rrëzon Prokurorinë, Nikolla Gruevski shpallet përfundimisht i pafajshëm në “Talir 2”

19:06 / August 26, 2026

Shtëpi për çiftet e reja, prezantohet prioriteti i parë i “Shqipërisë Sociale” Koçiu: Në vjeshtë nis programi i ri i strehimit

17:38 / August 26, 2026

Spahiu: “Flamingot” i kanë bërë një nder Shqipërisë, që kanë larguar Berishën për 3 muaj nga bulevardi

17:20 / August 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.