Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gruaja që tronditi botën në vitin 1996 vdes e vetmuar

11:35 / February 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bdhdhdhylyly 640x349 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mandy Alwood, britanikja që “monopolizoi” faqet e para të të gjitha tabloideve në vitin 1996 për tetë njakët që priste të lindte, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare, pasi vuante nga kanceri.

Alwood dominoi të gjitha tabloidet britanike në vitin 1996. Ajo do të ishte e para që do të lindte tetë njakë në Britani, ndaj Mandy me të dashurin e saj Paul Hutson ishin fytyra e ditës në mediat britanike.

Megjithatë, në 7 muajt e shtatzënisë, historia e Mandy mori një kthesë të keqe. Brenda tre ditëve dhe netëve ajo humbi të 8 fëmijët. Gjashtë djem dhe dy vajza. Si rezultat, të gjithë fëmijët vdiqën brenda pak orësh pas lindjes.

5itritririurwu 640x346 1

Varrimi i foshnjave u transmetua në të gjitha kanalet britanike asokohe. E gjithë Britania vajtoi me të. Madje edhe Princeshë Diana u takua me të për ta ngushëlluar. Në atë kohë 31 vjeçe, ajo u gjet në syrin e ciklonit kur tabloidët e sulmuan, pasi nuk sakrifikoi asnjë nga foshnjat për t’i mbijetuar pjesës tjetër.

Por Mandy nuk e kapërceu kurrë humbjen e fëmijëve të saj. Ajo u nda me të dashurin e saj, ra në depresion, bëri dy përpjekje për vetëvrasje. Pija dhe lokali i lagjes u bënë pjesë e pandashme e jetës së saj për vitet e mëvonshme. Në vitin 2007 ajo u arrestua për drejtimin e makinës në gjendje të dehur me tre fëmijët e saj (nga martesat e mëparshme) në sediljen e pasme dhe kështu humbi kujdestarinë ndaj tyre.

Mandy ishte e izoluar nga e gjithë familja dhe të afërmit e saj. Ajo flinte dhe zgjohej me një pije në dorë. Gjithashtu kishte një taksist të përhershëm që e çonte në lokal dhe kthehej, pasi i ishte hequr patenta.

Gjatë vitit të kaluar, Mandy ka luftuar vetë me kancerin. Ajo iu nënshtrua një operacioni para Krishtlindjeve por sëmundja u rikthye për t’i dhënë goditjen e fundit.

Trupi i Alwood përcoll të premten në mëngjes në Stratford on Avon me shpenzimet e bashkisë. Asnjë nga familja e saj nuk mori pjesë në funeralin e saj, përveç disa gazetarëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kompozitori Adrian Hila në Policinë e Tiranës, po merret në pyetje nga Krimet Kibernetike

22:20 / October 1, 2026

Rama publikon foton me presidentin amerikan Donald Trump dhe ironizon: Ndoshta s’del që është AI

21:37 / October 1, 2026

Tragjedi, 8 studentë mbyten në det gjatë një ekskursioni

21:16 / October 1, 2026

Ibrahimaj në Ministerialin Ekonomik: Fokusi ynë, integrimi ekonomik rajonal dhe afrimi me tregun europian

13:48 / October 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.