Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Gruaja rrëfen tmerrin: Nëna ime më bëri skllave seksi, më shiti kur isha 6 vjeç sepse…!

18:03 / July 3, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gruaja 640x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kemi dëgjuar plot histori të rëndë ku prindërit abuzojnë me fëmijët e tyre, por kjo që do lexoni më poshtë është një ndër më të tmerrshmet.

Një ish-skllave seksi ka treguar se si nëna e saj e shiti atë në një rrjet trafikimi, i përbërë nga njerëz me profil të lartë, teksa ajo ishte vetëm 6 vjeç.

Anneke Lucas u detyrua të hynte në një rrjet pedofilësh aristokratik belg , ku djemtë dhe vajzat u përdhunuan, torturuan dhe vranë në vitin 1969. Së fundmi ajo ka folur për kalvarin që nisi kur u detyrua të merrte pjesë në një orgji në një kështjellë.

Tashmë 58 vjeç, ajo shpjegoi se si nëna e saj e la jashtë shkollës, ndërsa shtoi se familja e saj ishte “mjaft normale nga jashtë”.

“Edhe pse isha duke u abuzuar nga nëna ime në atë kohë, unë isha gjithashtu shumë e shoqërueshme, një vajzë e vogël shumë e zgjuar dhe me jetë,” tha ajo.

Por Anneke tha se gjërat filluan të ndryshonin kur ajo ishte katër vjeç pasi nëna e saj u martua përsëri dhe familja u transferua në Flanders. Ajo përshkroi se si zhvendosja ishte hapi i parë drejt futjes së saj në rrjetin e abuzimit.

Anneke tha se gjithçka filloi kur pastruesja e re e nënës së saj i ofroi ta merrte në shëtitje së bashku me një mori fëmijësh të tjerë që ‘dukej se ndryshonin gjatë gjithë kohës’. Udhëtimet vazhduan për rreth një vit përpara se pastruesja dhe burri i saj ta çonin atë ‘në ngjarjen e parë në rrjet’, e cila ishte një orgji në një kështjellë.

“Nuk e di se çfarë ndodhi saktësisht, por u përpoqa t’i tregoja nënës sime me fjalët që dija në atë kohë dhe në vend që të më mbronte, ajo në fakt filloi të më çonte vetë.”- tregon ajo.

Anneke pohoi se nëna e saj nuk kishte marrë kurrë asnjë mësim, por i ishte dhënë patentë shoferi dhe gjithashtu kishte të vetmen makinë automatike në dispozicion në atë kohë, për të cilën ajo besonte se ishte një lloj shpërblimi i organizuar nga anëtarët e rrjetit.

“Unë u trafikova në një rrjet pedofilësh që në fakt në atë kohë përbëhej nga VIP-at e vendit… Ata ishin të gjithë mjaft të fuqishëm dhe kishin poste të rëndësishme. Ishte një përzierje e politikanëve, zyrtarëve të lartë, zyrtarëve qeveritarë, klerikëve si dhe aristokratëve”, shtoi ajo.

Nëna e saj, e cila organizonte gjithçka përmes një kontakti – e përshkruar si një grua nga një familje fisnike, shpesh e mbante atë jashtë shkollës për të shkuar në ngjarje brenda ringut.

Anneke shpjegoi se ajo kurrë nuk mund t’i tregonte askujt tjetër për abuzimin për shkak të frikës së pasojave, duke shtuar: “U bë e qartë që në fillim se nëse do të flisja, atëherë do të vritesha.”

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Italia dhuron 160 mijë viza për rusët: A rrezikohet vendi nga agjentët e Moskës?

18:18 / September 4, 2026

Ish-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: Kosova duhet t’i japë fund paralizës politike! Uniteti kombëtar, më i rëndësishëm se kurrë

10:48 / September 4, 2026

Witkoff dhe Kushner drejt Kievit e Moskës, SHBA intensifikon përpjekjet për një zgjidhje të luftës Rusi-Ukrainë

09:57 / September 4, 2026

Vance për konfliktin me Iranin: Kjo nuk është luftë! Trafiku në Ngushticën e Hormuzit është “pothuajse normal”

09:37 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.