Një rast tronditës që përfshin abuzimin seksual të një gruaje nga dhjetëra burra që i ftoi burri i saj në shtëpi pasi e kishte droguar, ka tronditur Francën. Sipas Daily Mail, “Françoise” (pseudonimi i përdorur nga autoritetet franceze i viktimës së këtij brutaliteti të paimagjinueshëm) u shkatërrua, kur pa provat vizuale të abuzimit të saj, të cilat u regjistruan nga bashkëshorti i saj. Numri i përdhunuesve të saj arrin në 83, ku përfshihen nëpunës civilë, ushtarë, shoferë ambulancash, infermiere, shoferë kamionësh, një gazetar, një këshilltar bashkie dhe një zjarrfikës.
Autoritetet janë ende duke mbledhur informacion mbi identitetin e të dyshuarve, por deri më tani janë identifikuar 51 persona, të cilët besohet se kanë vizituar shtëpinë e çiftit në fshatin jugor francez të Mazanit midis 2011 dhe 2020, për të përdhunuar gruan. Dominique P, siç quhet i shoqi i ‘Francoise’, jo vetëm që i ftoi përdhunuesit në shtëpinë e tij, por u kërkoi atyre që të mos përdornin as prezervativ kur abuzonin me gruan e tij të droguar, ndërkohë që ai bënte video gjatë abuzimit.
Sasia e provave të gjetura në kompjuterin e Dominique P është e madhe dhe lidhet me gjithsej 92 përdhunime të gruas së tij nga 83 burra. Prej tyre, 51 janë identifikuar dhe arrestuar, me moshat nga 23 deri në 73 vjeç. Një nga të akuzuarit, me profesion zjarrfikës, dyshohet se ka shkuar në shtëpinë e çiftit për të përdhunuar “Françoise” me uniformën e tij. Në celularin e tij janë gjetur 728 foto të fëmijëve të dhunuar seksualisht.
Dominic P. pothuajse gjithmonë regjistronte përdhunimet dhe i mbante pamjet në një dosje në një USB drive të quajtur “ABUSES”.
