Grupi Demokrat në Kuvendin e Shqipërisë, i cili përbëhet nga 9 deputetë ka shkarkuar Rudina Hajdarin si kryetare dhe ka vendosur Myslim Murrizin në vendin e saj. Vendimi është shoqëruar me debate të forta brenda grupit.
Vendimi pritet që të zyrtarizohet në vijim me një deklaratë në Kuvend. Kjo nuk është hera e parë që Hajdari tentohet që të shkarkohet nga posti, pasi disa muaj më parë ishte Korab Lita që pretendoi se ka besimin e deputetëve për të drejtuar grupin.
