Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Grupi i gjakut mund të jetë përgjegjës për goditjet në tru

09:11 / September 3, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grup gjaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Njerëzit me grup gjaku të tipit A, kanë tendencë më të madhe të kenë goditje në tru para moshës 60-vjeçare, në krahasim me njerëzit me grupe të tjera gjaku.

Llojet e gjakut përcaktojnë shumëllojshmërinë e pasur të kimikateve të shfaqura në sipërfaqen e rruazave të kuqe të gjakut tonë. Ndër grupet më të shpeshta të gjakut janë grupet e emëruara si A dhe B, të cilët mund të jenë presentë edhe së bashku si AB, mund të jenë dhe veçmas si A ose B dhe mund të mos jenë prezentë fare si 0.

Edhe brenda këtyre llojeve kryesore të gjakut ka ndryshime delikate të cilat lindin nga mutacione të gjeneve përgjegjëse.

Sipas një studimi gjenomik është zbuluar një lidhje e qartë midis genit për nëngrupin Ai dhe fillimit të hershëm të goditjes. Studiuesit përpiluan të dhëna nga 48 studime gjenetike, të cilat përfshijnë afërsisht 17.000 njerëz me goditje në tru dhe rreth 600.000 kontrolle pa goditje.

Të gjithë pjesëmarrësit në studim i përkisnin moshës mes 18 dhe 59 vjeç.

Nga ky studim u zbuluan dy vendndodhje të cilat lidhen me goditjet e hershme në tru. Njëra nga këto përkon me genet përgjegjëse për grupin e gjakut.

Sipas të dhënave të arritura nga ky zbulim, njerëzit të cilët kanë grup gjaku A kishin 16% më shumë shanse më të larta se ata me grupe të tjera gjaku, të prekeshin nga goditjet e hershme në tru para moshës 60 vjeçare.

Ndërsa njerëzit më pak të rrezikuar nga këto goditje në tru janë ata me grup gjaku 0, për të cilët shanset janë 12% më të ulta se pjesa tjetër me grupe të tjera gjaku.

Megjithatë, sipas Science Alert, njerëzit me grup gjaku A, nuk duhet të alarmohen pasi gjithsesi këto goditje janë shumë të rralla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.