Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Grushtet ndaj kundërshtarit, Grezda rrezikon karrierën me dy vite përjashtim nga futbolli

09:15 / June 3, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grezda sherri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eros Grezda ka dëmtuar jo vetëm imazhin e tij me goditjet ndaj një kundërshtari në parkingun e stadiumit pas ndeshjes mes Osijekut dhe Rijekës. Futbollisti i përfaqësueses shqiptare mund të dënohet rëndë nga komisionet disiplinore të federatës kroate, deri në përjashtimin për dy vite nga aktivitetet futbollistike që praktikisht do të shkatërronin karrierën e tij.

Sipas rregulloreve të kampionatit kroat, ka një nen të caktuar mbi sulmet fizike të një lojtari ndaj një kundërshtari në fushë apo jashtë saj, siç veproi Grezda.

Dënimi i parë është me pezullimin për 2 deri në 6 ndeshje, ndërsa në rastet më të rënda, kur vlerësohet se lojtari është dëmtuar me qëllim apo agresori ka pasur qëllim të dëmtojë kundërshtarin, kjo mund të shkojë nga 6 muaj në 2 vite pezullim nga të gjitha aktivitetet futbollistike. Sigurisht, ekziston edhe rasti ekstrem i përjashtimit të përjetshëm, por ai nuk është aplikuar asnjëherë.

Por në mediat kroate janë të bindur se Federata nuk do të përdorë masën më të rëndë për të vlerësuar gjestet e Grezdës. Kështu, ai do të evitojë pikën e rregullores së “tentativës së dëmtimit të kundërshtarit” që do të çonte në pezullime disamujore apo dyvjeçare. Sipas ekspertëve në Kroaci, dënimi i Grezdës pritet të jetë 5-6 ndeshje, por që praktikisht do të mbyllnin edicionin për të, pasi tashmë në kampionatin kroat kanë mbetur për t’u luajtur edhe 10 ndeshje dhe ai do ta kishte të veshtirë të kthehej në formë për sfidat përmbyllëse të tij

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Lojtarët e Kukësit dhunohen në tunelin e stadiumit të Orikumit

18:00 / November 22, 2026

Shqipëria njeh rivalët e mundshëm/ Përcaktohen të gjitha vazot për shortin e “Euro 2028”

12:39 / November 18, 2026

Provë karakteri për Shqipërinë U21, Spanja largohet pa gol nga Tirana

22:42 / November 17, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.