Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Gurët e zunë brenda galerisë, minatori la pas katër fëmijë

14:57 / February 24, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fiqiri karaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Minatori i Bulqizës Fiqiri Karaj humbi sot jetën brenda galerisë së minierës.

Karaj humbi jetën për shkak se një sasi e madhe gurësh e zuri poshtë, duke lënë pas katër fëmijët dhe bashkëshorten.

Në të njëjtën ditë në Tiranë, kandidati i pavarur, i dalë nga radhët e minatorëve, Elton Debreshi dorëzoi në KQZ listën me firma, që do ti mundësojnë garimin në 25 Prill.

Për kandidimin e Debreshit kishte hedhur firmën edhe Fiqiriu, i cili prej mesditës së sotme nuk jeton më, ama shpresa e mijërave minatorëve për më shumë kushte në punën e tyre, mbetet e gjallë.

Postimi i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Bulqizës:

Dita e sotme do të duhej të ishte një ditë historike për minatorët, Bulqizën dhe të gjithë komunitetin e Dibrës. Sot, pas një angazhimi disajavor, dorëzuam në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve mbi 1350 nënshkrime për regjistrimin e Elton Debreshit si kandidat i pavarur për deputet.

Me keqardhje dhe dhimbje të thellë, gjatë dorëzimit të dokumentacionit, u informuam për vdekjen e minatorit Fiqiri Karaj, shokut dhe vëllait tonë, në minierat e Zonës D në Bulqizë.

Fiqiriu ishte 49 vjeç dhe baba i 4 fëmijëve. Ai ka qenë mbështetës dhe nënshkrues i peticionit për Statusin e Minatorit, si dhe për kandidaturën e pavarur të mbështetur nga sindikata. Kjo vdekje e radhës në galeritë e zeza të minierave është pasojë e kushteve të vështira që përballen minatorët çdo ditë.

Përballja e përditshme me vdekjen na tregon për nevojën urgjente të miratimit të Statusit të Minatorit. Kjo na bën të jemi gjithnjë e më të vendosur për të çuar përpara nismën tonë !

Shprehim ngushëllimet e sinqerta për familjen dhe të afërmit e Fiqiriut!

U kërkojmë institucioneve dhe autoriteteve përkatëse të zbardhin ngjarjen. Për Fiqiriun dhe çdo minator tjetër duhet drejtësi!

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta/ 4 të arrestuar dhe 7 nën hetim, vendoset gjoba e parë 500 mijë lekë të reja

13:19 / November 8, 2026

Evazion fiskal në vlerën e 1 milion eurove, Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë dhe pronarin

10:32 / November 8, 2026

Zjarr në një pallat 4-katësh në Lezhë, disa persona përfundojnë në spital të lënduar dhe nga asfiksia

17:37 / November 7, 2026

Atentati në Athinë/ Viktima nga Saranda ishte person në kërkim, në pranga dy persona (EMRAT)

12:11 / November 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.