Partia Demokratike diskutoi sot për djegien e mandateve ku ka pasur dhe debate të forta që e kanë kundërshtuar. Sali Berisha është shprehur se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën si kryeministër duke thënë se ai nuk rrëzohet me protesta paqësore.
Sipas CNA, ai është shprehur se “Rama meriton plumbin në ballë, por këtë nuk na e lejon interesi i vendit”.
“Nëse Rama ka vendosur që të mos ikë, opozita nuk fiton dhe nuk ka çfarë të fitojë” ka thënë Berisha.