Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” tha se maskat e tij i bën vet personalisht dhe nuk i kushton asnjë lekë.
“Unë maskat e mia i bëj vetë personalisht, nuk më kushton asnjë lek, është një pëlhurë që kthehet në maskë. Për qytetarin në rrugë ajo ka plotësisht garanci si një mbrojtëse tekstili. Kjo maska është e mjaftueshme për njeriun që është në rrugë. Maskat mund të blihen, maskat mund të bëhen vetë”,-tha Rama.
