Në orën 17:00 ka nisur zyrtarisht seanca plenare dhe sesioni i ri parlamentar 2020-2021.
Si në muajt e fundit të sesionit të shkuar parlamentar, në seancën e ditës së sotme, deputetët kanë qenë të pajisur me maska në kuadër të masave për parandalimin e Covid-19.
Në maska e shumta farmaceutike, në sy ra ajo e deputetes Rudina Hajdari e cila kishte zgjedhur një maskë të zezë me zemra.
Ndërsa kryeministri Edi Rama është fotografuar me maskën e zezë karakteristike.
Ndërkohë, pas me modën nuk kanë mbetur as zonjat deputete, të cilat kanë shpalosur garderobën e tyre “vjeshtë-dimër 2020”. Po ashtu aksesori që nuk mungon, jo vetëm për deputetët por në rang global, është maska.




