Opozita parlamentare kërkon përfaqësimin në Këshillin Politik me Myslim Murrizin dhe jo Rudina Hajdarin.
Lajmin e ka bërë me dije Edmond Stojku në një postim në facebook. Sipas tij,
28 deputetë firmëtarë të tre grupeve parlamentare dhe të deputetë të pavarur, të cilët kanë kërkuar ndryshimet kushtetuese janë daklordësuar që të përfaqëson në Këshill nga Murrizi.
Mazhoranca dhe opozita jashtëparlamentare kanë rënë dakord, që Këshilli Politik të mblidhet të hënën (20 korrik) në orën 11:00, në Pallatin e Kongreseve.
I pranishëm me Damian Gjiknurin do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa me përfaqësuesit e opozitës jashtë parlamentare Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili, do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
