Kryetarja e grupit parlamentar demokrat Rudina Hajdari ka folur nga gjimnazin “Shejnaze Juka” në Shkodër në Ditën Evropiane të Gjuhëve të Huaja.
Ajo është shprehur se politikanët nuk i kanë plotësuar detyrat e BE-së, duke folur për situatën politike në vend. “Ne do ta bëjmë BE-në të flasë shqip”, tha më tej ajo.
Por një nxënës i shkollës ka ndërhyrë duke i thënë se Hajdari nuk i përfaqëson të djathtën, por i shërben Edi Ramës. “Ti je turp, Azemi luftoi për demokracinë”, është shprehur i riu.
Por Rudina i është përgjigjur duke i thënë se është ende i ri të merret me politikë.
