Deputetja Rudina Hajdari foli sot me tone të ashpra në Kuvend teksa akuzoi qeverinë se nuk ka pasur asnjëherë prioritet të saj diasporën.
Hajdari theksoi se mazhoranca nuk i ka dhënë diasporës atë që ka kërkuar prej kohësh, të drejtën e votës.
“Të drejtat e tyre asnjëherë nuk kanë qenë prioritet i qeverisë. Nuk i kanë dhënë një çështje që kanë kohë që e duan. Janë kontribuuesit kryesorë të këtij shteti, janë ata që e mbajnë gjallë ekonominë e këtij vendi. Mazhoranca, diasporës nuk i ka dhënë të drejtën e votës. Sa herë vini këtu dhe thoni se jeni duke luftuar për ta, kjo është e vërteta se çfarë jeni duke bërë për diasporën. Bëhet një spektakël i shëmtuar në kurriz të diasporës, por edhe të qytetarëve, shqiptarë. Shqiptarët po gënjehen”, tha Hajdari.
Ndërkohë gjatë fjalës së saj deputetja Hajdari teksa ka kërkuar më tepër kohë, pati kundërshtime, ndërsa nënkryetarja Vasilika Hysi është kundërpërgjigjur më kritika ndaj deputetes.
Vasilika Hysi: Po vijove me mungesë etike do të të çoj në komsion etike….Mua gishtin mos ma ngri se je grua e je nënë, je zonjë…kjo nuk ishte pjesë e rendit të ditës. Respetko pozicionin e kryetares…
Rudina Hajdari nuk largohet nga foltorja: Nuk më le të mbaroj fjalën…
Vasilika Hysi: Të ka mbaruar minutazhi…kërkuar procedurën, po flisnit për çështje jashtë rendit të ditës dhe në bazë të rregullores, unë kam të drejtë të të ndërpres fjalën…