Rudina Hajdari, deputetja e opozitës parlamentare dhe njëkohësisht anëtare e Këshillit Politik del kundër propozimit të PS-së duke thënë se po bën hapa pas duke mos hapur listat.
“Propozimi i PS që ka bërë sot është një propozim i papranueshëm. Duhet të kujtojmë që kërkon të mos hapë listat. Ata thanë që kanë merak përzgjedhjen e grave në parlament, po të shihni renditja e kandidatëve kërkon që të rrijë e njëjtë dhe të ketë vetëm një kandidat preferencial jashtë listës. Pra listat do të jenë totalisht të mbyllura. Unë i bëj thirrje PS sepse po bën një hap pas. Nuk është kjo lista e hapur”, tha Hajdari.
